×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Keni dëgjuar për "crio banana"?! Nga Japonia vjen banania me lëkurë të ngrënshme

Hënë, 14 May 2018 18:58
 Nga serat e Japonisë vjen "crio-banana", më e ushqyeshme, më e ëmbël dhe me asgjë për t'u hedhur, pasi mund t'i hahet edhe lëkura.

E gjitha lindi nga një kërkim japonez, i cili eksperimentoi një teknikë të re: Fillimisht bimët e bananes ruhen në temperaturën minus 60 gradë, e më pas rimbillen në temperaturën 27 gradë  celcius.

Ky kalim bën që bananet të rriten më shpejt dhe lëkura e tyre të jetë e hollë dhe shumë e butë.

Për momentin, ky frut gjendet vetëm në Okayama.

Kultivimi i këtij fruti u zhvillua nga varieteti Gros Michel, i cili kultivohej në të gjithë botën deri para 50 vjetëve, para se të zëvendësohej nga lloji Cavendish, që konsumojmë sot.

Varieteti i vjetër, para se të eksportohej në masë nga vendet prodhuese, karakterizohej nga sasi e lartë e vitaminës B6, zinku, magnesi dhe triptofani, një aminoacid thelbësor për organizmin njerëzor.

Crio-banana, e quajtur Monge, trashëgon vlerat ushqyese të Gros Michel dhe ka shije më të ëmbël e përmasa më të vogla. Një banane te tillë peshon 18 gramë.

Revolucioni qëndron në mënyrën si kultivohet. Kalimi nga minus 60 gradë celcius i bimës, në plus 27 gradë celcius, u lejon bananeve të rriten më shpejt e të kenë një lëkurë të budë, por edhe të hollë e të ëmbël. Me pak fjalë, perfekte për t'u ngrënë.

Për momentin vetëm japonezët që banojnë në Okayama mund të shijojnë bananen e re.

Çmimi i saj varion nga 5 në 6 dollarë.

Firma prodhuese ka për qëllim ta shesë në supermarketet e të gjithë Japonisë, vend i cili momentalisht importon nga pjesa tjetër e botës thuajse të gjithë sasinë që konsumohet në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...