Kuriozitet/ Ligji i shkëmbimit të energjisë midis një femre dhe një mashkulli

Hënë, 09 Prill 2018 08:56

Kur një femër dhe një mashkull takohen, ata lidhen në mënyrë energjitike dhe sipas ligjit të enëve komunikuese të gjakut, midis tyre ndodh një shkëmbim energjie.

 

Gjatë puthjeve midis tyre, ndodh më së shumti shkëmbimi energjitik, në të cilën normalisht edhe cilësitë që shkëmbehen, janë në varësi të karakteristikave që natyra i ka falur mashkullit dhe femër.

 

Një mashkull merr energjinë e ideve që karakterizon femrat, kurse një femër energjinë e pushtetit që karakterizon meshkujt. Mirëpo mashkulli që ta vendosë idenë në praktikë, ka nevojë për pushtet, ndaj bëhet i lidhur pas femrës, e cila zotëson energjinë e pushtetit.

 

Nga ana tjetër, një femër e ndjen se pushteti nuk është gjithçka dhe nuk e plotëson atë, ndaj kërkon edhe energjinë e ideve, e cila i ka kaluar mashkullit. Ndaj të dyja palët bëhen të lidhura pas njëra-tjetrës.

 

Mes gjinisë mashkullore dhe shkëmbimit të energjisë femërore ka ekzistuar me kohë një lidhje natyrale. Nga dita e lindjes çdo fëmijë ka një nënë që e frymëzon, duke i prezantuar forcën e dashurisë amësore; mund të ketë një motër që t’i ketë dhënë dashuri nga ana e saj; mund të ketë pasur një apo disa dashuri të mëparshme.

 

Në çdo femër, një mashkull do të kërkojë atë energji që i bën të kujtojë energjitë dhe dashuritë që i kanë falur më parë femrat e jetës së tij.

 

E njëjta gjë vlen edhe për vajzat. Që fëmijë ato qëndrojnë në krahët e babait të tyre, lidhen shpirtërisht me ta dhe shohin se si e trajton babai nënën e tyre.

 

Nga ana tjetër, ato mund të marrin dashuri dhe prej vëllezërve, apo të përjetojnë edhe dashuri romantike në jetë. Në çdo njohje, vajzat kërkojnë gjithnjë dikë që t’i ngjasojë mënyrës se si e trajtojnë atë vëllezërit, apo se si i ati e trajton nënën e saj.

 

Midis një mashkulli dhe një femre në një lidhje, ideja e shkëmbimit energjitik është më tepër një plotësim i të dyja palëve. Meshkujt kanë nevojë për ide, kurse femrat për pushtet dhe duke i shkëmbyer këto cilësi në formë energjie, ata plotësojnë njëri-tjetrin.

Modifikuar më Hënë, 16 Prill 2018 13:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...