×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mos i fshihni paratë kurrë në këto vende, hajdutët i njohin më mirë se ju

E Enjte, 31 May 2018 19:07

Shumë njerëz preferojnë që paratë e tyre t’i fshehin në vende siç është shtëpia, duke mos preferuar që t’i dërgojnë në institucionet përkatëse për këtë punë.

Për shumëkënd banka nuk është vendi më i sigurt për të fshehur paratë, ndaj njerëzit zgjedhin dyshekun, raftet e ndryshme apo kasafortat personale. Por ne ju tregojmë 8 vendet që nëse i keni zgjedhur për paratë tuaja, atëherë ato konsiderojini të humbura.

1-Dysheku është vendi më i mirë për të fjetur, por jo për t’i fshehur paratë, sepse është vendi më tradicional ku njerëzit në epoka të ndryshme kanë fshehur paratë, pra vendi i parë që kontrollohet.

2-Mos i groposni paratë në kopshtin tuaj, sepse gjasat që komshiu t’iu shikojë në çdo orë të ditës janë të mëdha.

3-As qeset e rrobave apo ushqimeve nuk janë një vend i sigurt, madje këtu lekët mund të merren gabimisht.

4-Harrojini edhe çantat e vjetra bashkë me kuletat e vjetra, aty edhe mund të vidhen edhe mund të hidhen padashje në plehra nga mamaja juaj.

5-Nëse mendoni se koshat e rrobave të palara janë vendi ideal, atëherë sapo keni dështuar me imagjinatën tuaj, ajo e hajdutit është para jush në këtë rast.

6-Mbrapa një kornize apo një pikture duket si vend tundues, por realisht është më tundues për hajdutët ose edhe thjesht vizitorët, imagjinoni një lëkundje të vogël dhe paratë dalin vetë.

7-Po ashtu mos fusni para në dollap apo sirtar, janë vendi i preferuar që fëmijët duan të gërmojnë dhe të luajnë.

8-Kutitë dhe kasafortat e vogla janë objekti ndoshta më i pasigurt. Ajo është e vogël dhe nëse dikush kërkon të vjedhë e merr atë pa u menduar gjatë se çfarë ka brenda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...