Shenjat e horoskopit që nuk thonë “JO”

Diel, 13 Janar 2019 21:23

Me siguri keni hasur persona që nuk jua kanë prishur qejfin për asgjë. Edhe kur kanë qenë vetë të mërzitur, kanë qenë gjithmonë aty për ju. Sipas astrologjisë, këta persona me shumë gjasa i përkasin këtyre katër shenjave më poshtë.

  1. 1. Dashi

Dashi kërkon të argëtojë e të kënaqë çdo njeri që njeh.. Ata duan t’u thonë PO të gjithë njerëzve që njohin. Po-ja është një fjalë e fuqishme për dashin, një shenjë pozitive dhe ambicioze. Ku përfundojnë duke lënduar veten, atëherë e kanë vështirë të thonë jo, e sërish do të përpiqen në maksimum për të mos prishur qejfe.

  1. 2. Bricjapi

Në dallim nga Dashi, Bricjapi nuk thotë PO për të kënaqur të tjerët, por për të kënaqur egon e tij e për t’u treguar të tjerëve se sa vlen. Ata e dinë se e vetmja mënyrë për të arritur gjithçka është të pranosh çdo sfidë. Janë këmbëngulës dhe shpesh surprizojnë dhe veten kur kalojnë pritshmëritë. E gjitha kjo vjen si pasojë e ambicies dhe PO-ve që thonë.

  1. 3. Gaforrja

Gaforrja nuk mund të thotë jo, sepse nuk beson në asnjë. Ata janë nga ata njerëz, që nëse nuk e bëjnë vetë diçka, nuk kanë besim tek aftësitë e tjetrit. Kjo është aryseja përse ato marrin gjithçka përsipër. Për gaforren asgjë nuk është e pamundur, edhe nëse është për të tjerët, ato do e marrin përsipër.

  1. 4. Peshqit

Kjo shenjë miqësore thjesht dëshiron miratimin tuaj 24/7, pa pushim. Peshqit punojnë shumë për të mbajtur afër çdokënd që ata e konsiderojnë mik, e rrethi i tyre duket se është shumë i gjerë. Edhe në rast ata janë kundër diçkaje, nëse një mik u kërkon diçka, ata nuk do të thonë”JO” ! Ndaj njihen edhe si shenjë që shkon nga fryn era, sepse nuk i qëndron besnik mendimit të vet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...