Arsyet pse nuk duhet t’i publikoni fotot e fëmijëve/studim

Hënë, 14 Janar 2019 12:59

Sipas studimeve, një prind publikon afërsisht 300 foto të fëmijëve brenda një viti. Fotot e publikuara të fëmijëve shtohen çdo vit dhe është e sigurt se deri në momentin kur të fillojnë shkollën, ato do të kenë 1500 foto në internet. Kjo gjë është shqetësuese dhe e dëmshme në të njëjtën kohë.

Ja çfarë duhet të dini.

  1. 1. Ju tregoni vendndodhjen e fëmijës tuaj dhe ky informacion mund të përdoret nga kriminelët

Edhe nëse nuk e tregoni ju vetë vendndodhjen, ajo mund të kuptohet nga shumë gjëra që duken në foto. Kështu që, vetëm duke parë foton ato mund të kuptojnë vendet që frenkuentoni më shumë me ose mund ta dallojnë nga lodrat që fëmija juaj mund të mbajë.

  1. 2. Duke shpërndarë më tepër informacione seç duhet, fëmijët mund të bëhen pre e mashtrimeve

Nëse tregoni ditëlindjen, emrin dhe mbiemrin, adresën e shtëpisë etj, mund të bëhen pre e mashtrimeve online, pasi këto informacione mund të përdoren nga njerëz të ndryshëm.

  1. 3. Publikimi i fëmijëve në rrjete sociale tërheq njerëz të rrezikshëm

Një gjë e keqe e publikimit të fotove në rrjete sociale është se mund të vidhen shumë lehtë nga njerëz të ndryshëm. Ato mund të vidhen nga persona të rrezikshëm, ose thjesht nga persona që i quajnë si fëmijët e tyre.

  1. 4. Publikimi i informacioneve të fëmijëve ndikon në rritjen e tij

Fotot e ndryshme të fëmijërisë mund të ndikojnë në të ardhmen e tij dhe karrierën që ai do të zgjedhë. Edhe fotot e fshira mund të shihen sërish me ndihmën e disa aplikacioneve.

  1. 5. Fotot e juaja me fëmijën mund të kthehen në arsye talljeje

Në momentin që e publikoni foton në rrjetet sociale, nuk keni më kontroll mbi të. Nga ajo foto mund të nisë një shaka e vogël, që mund të kthehet në diçka serioze dhe të ndikojë në jetën reale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...