Gratë duhet të dalin patjetër dy herë në javë me shoqet

Saturday, 26 Janar 2019 21:04

Dalja me miqtë të paktën dy herë në javë, është shumë mirë për shëndetin e një gruaje.

Konfirmimi vjen nga Robin Dunbar, një psikolog në fushën e marrëdhënieve sociale dhe zhvillimit në Departamentin e Neuroshkencave pranë Universitetit të Oxfordit.

Falë kësaj, shëndeti i grave do përmirësohej ndjeshëm në çdo aspekt.

Kur një grup miqsh takohen është thuajse e natyrshme që të ndajnë bashkë eksperiencat e tyre dhe të qeshin aq shumë, sa të prodhojnë endorfinën, shkaktare të mirëqenies dhe lumturisë.

Ky kërkues konfirmon se një gjë e tillë është vënë re’ kur bëhet fjalë për një grup me maksimumin 5 miq, pasi në grupe me më shumë vetë, nuk japin të njëjtin rezultat.

Një nga motivet përse psikologu i rekomandon grave të dalin të paktën dy herë në javë me miqtë e tyre, është për të ulur nivelin e stresit dhe për të evituar që gjërat e përditshme, paragjykimet dhe presioni i punës dëmtojnë shëndetin si fizik edhe emocional.

Ashtu siç është theksuar tashmë, një dalje nga rutina, ndihmon të largohesh nga depresioni.

Gjithashtu, dalja me miqtë e bën një grua të kthehet pas në kohë dhe të ndihet njësoj si në kohën kur ishte beqare dhe kishte më pak përgjegjësi mbi supe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...