Rritja të vegjëlve, rrogë për gjyshet

Saturday, 23 February 2019 21:24

Gjyshet janë simbol i përkujdesit dhe dashurisë për të gjithë. Thuajse secili nga ne e kujtojmë gjyshen tonë me shumë dashuri, pikërisht për këtë arsye. Në shumë familje, gjyshet janë ato që kujdesen për fëmijët gjatë kohës që prindërit janë në punë. E për këtë arsye, Suedia ka vendosur t’i shpërblejë.

Detyra rraskapitëse e kujdesit ndaj fëmijëve duhet të kompensohet edhe ekonomikisht. Qeveria suedeze ka aplikuar një program pilot që parashikon pagesën e një rroge për gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre nga e hëna në të premte.

Qëllimi i këtij programi është për të përmirësuar nivelin e punësimit në vend. Dalarni dhe Stokholmi, kryeqyteti suedez, janë dy vendet ku do nisë program. Programi do nisë tek 1000 familje dhe në gjashtë muaj synohet të përhapet edhe në qytete të tjera.

Mendohet se rroga bazë do jetë rreth 700 euro dhe flitet edhe për një përfitim ekstra, afërsisht 100 euro, për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi. Kjo do i japë mundësinë edhe nënave për të punuar të qeta.

Duket aq e pabesueshme, që diçka normale siç është një gjyshe e cila kujdeset për nipërit dhe mbesat, tani do jetë një punë e paguar mirë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...