Shqiptarët e kanë qejf rakinë/ Ja kush janë pijanecët më të mëdhej në Ballkan

Premte, 15 Mars 2019 10:53

Vendet e Ballkanit njihen për dashurinë e tyre për pijet alkoolike dhe rakinë në veçanti.

Megjithatë kalimin nga pijedashës në pijanec është një vijë mjaft e hollë që i ndan.

Varësia nga alkooli është një nga çrregullimet e sistemit qendror dhe bën pjesë tek sëmundjet mendore.

Në Shqipëri sipas të dhënave të publikuara nga portali Our Ëorld in Data rreth 1.66% e popullsisë është e konsideruar si e prekur nga varësia e alkoolit. Kjo është përqindja më e ulët në rajonin e Ballkanit.

Përqindja e ulët reflekton edhe mungesën e trajtimit të specializuar nga ana e të prekurve në Shqipëri. Edhe në Malin e Zi, të varurit nga alkooli janë sa 1.69% e popullsisë së vendit, me një diferencë shumë të ngushtë me Shqipërinë.

Në Maqedoni dhe në Serbi të varurit janë rreth përkatësisht 1.7 dhe 1.8%.

Rekordin në rajon për varësinë nga pijet alkoolike e mban Bosnje dhe Hercegovina me rreth 2.8% të popullsisë të varur nga përdorimi i alkoolit.

Në të gjithë botën sëmundja e varësisë nga alkooli renditet e treta ndër sëmundjet mendore më të përhapura. Përqindja e popullsisë së prekur në botë është 1.37%, më e ulët se në Shqipëri.

Sëmundjet e shëndetit mendor janë një sfidë që po prek të gjithë globin, madje në vendet e zhvilluara ato janë më të përhapura. Ndër të tjera sëmundjet e shëndetit mendor ndikojnë direkt tek produktiviteti në punë i popullatës, si dhe me shpenzime ekstra për mbështetjen sociale që i jepet kategorisë së prekur.

Ky grup sëmundjesh, përveç vështirësisë dhe kujdesit që duhet për rikuperim, shoqërohen edhe me stigmatizimi dhe diskriminim të të sëmurëve dhe kjo parën arsye për mos kurimin dhe trajtimin në mënyrën e duhur të tyre.

Sipas të dhënave të fundit të ekspertëve të Komisionit Lancet, çrregullimet mendore janë në rritje në nivel global (rritja gjatë 25 viteve të fundit është quajtur “dramatike”) dhe do t’i kushtojë ekonomisë deri në 16 trilionë dollarë nga viti 2010 deri në 2030 në mungesë të adresimit të problemit.

Sëmundjet e shëndetit mendor kanë kosto direkte mjekësore, duke përfshirë barnat dhe terapitë, si dhe kostot indirekte (produktivitetin e humbur, ditët e humbura të punës për shkak të sëmundjes, shpenzimet për mirëqenie sociale, arsim, etj).

Në nivel shoqëror, izolimi dhe vetmia që njerëzit me probleme të shëndetit mendor përballen kanë efekte dramatik, si në rastin e njerëzve që vuajnë nga sëmundje të rënda të tilla si skizofrenia dhe çrregullime bipolare. Mosha e vdekjes, për shumë pacientë të rëndë, është edhe më herët se 20 vjet. /Monitor.al 

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Lë në mes dasmën e tij për t’i shpëtuar jetën të moshuarës, heroi shqiptar ‘pushton’ mediat italiane

Bota Shqiptare

Lë në mes dasmën e tij për t’i shpëtuar jetën të moshuarës, heroi shqiptar ‘pushton’ mediat italiane

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër. Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha...

“Merkatoja e Milanit nuk vlen 400 milionë euro”, Berluskoni: Nëse do isha Gatuzo do të luaja me…

Sport

“Merkatoja e Milanit nuk vlen 400 milionë euro”, Berluskoni: Nëse do isha Gatuzo do të luaja me…

Ish-presidenti i Milanit dhe numri një aktualisht te Monza, Silvio Berluskoni, ka folur për ish-klubin e tij, për mikrofonat e “Telombardia”, për situatën aktuale të ekipit dhe lojën që bën...

Korçari i famshëm, këngë për Edi Ramën: Ç’bëre 6 vjet në pushtet? (VIDEO)

Politikë

Korçari i famshëm, këngë për Edi Ramën: Ç’bëre 6 vjet në pushtet? (VIDEO)

Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi, i njohur për satirën e tij në rrjetet sociale, i ka kushtuar një këngë humoristike Edi Ramës, duke u tallur me kryeministrin. Një parodinë e tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!