“Më trego frikën që ke, të tregoj çfarë personi je”

Premte, 26 Prill 2019 09:29

Të gjithë frikësohemi nga diçka, edhe nëse jeni në mesin e personave më të guximshëm. Kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u ndjerë të turpëruar, ndërsa psikologët thonë se ajo nga çfarë frikësoheni zbulon shumë për llojin e personit që jeni.

Nëse keni frikë nga gjarpërinjtë, kjo do të thotë se jeni anëtar i përkushtuar në familje dhe shoqëri. I vlerësoni tjerët dhe lidhjet tuaja mbi çdo gjë tjetër. Gjithashtu jeni të gatshëm të bëni çmos për t’i mbrojtur miqtë në argumente. Frika juaj nga gjarpërinjtë është frikë se të dashurit tuaj janë të kërcënuar.

Nëse frikësoheni nga errësira, atëherë jeni person pozitiv me një imagjinatë aktive. Ju pëlqen të aktroni dhe ta përdorni mendjen tuaj kreative në shtëpi dhe punë. Sipas psikologëve, frika juaj nga errësira është si rezultat i imagjinatës tejet aktive.

Frika nga gjaku tregon se në mesin e miqve, ju jeni personi i qetë. Gjithmonë i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe e shihni trupin si një tempull. Keni dëshirë të kujdeseni për trupin dhe mendjen me meditim dhe dietë të shëndetshme. Frika nga gjaku nënkupton se frikësoheni të lëndoheni ose se dikush do t’jua dëmtojë “tempullin”.

A janë fobia juaj bakteret dhe mikrobet? Kjo do të thotë se ju pëlqen t’i mbani gjërat të organizuara dhe se shqetësoheni nga gjërat e gërditshme dhe lëmshe. Pra, organizimi është mbi të gjitha për ju.

Frika nga lartësia tregon se jeni person kompleks. Në njërën anë, ju pëlqen të njiheni me persona të ri, të keni eksperienca të reja dhe të vizitoni vende të reja. Por në anën tjetër, thellë brenda jush frikësoheni nga gjërat dhe personat e panjohur. /Telegrafi/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...