Nëse urreni punën që bëni, mund të sëmureni nga zemra

Premte, 12 July 2019 08:50

Sipas studimeve të reja, të cilat janë publikuar në “International Journal of Environment Research and Public Health”, të pasurit një punë që e urreni është gjë e keqe për zemrën tuaj.

Hulumtuesit kanë analizuar 400,000 punëtorë amerikanë dhe ka zbuluar se ata që punojnë në punë ku nuk u besojnë shefave janë më të prirë të pinë duhan dhe të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, obeziteti, kolesteroli i lartë, etj.

Puna në një ambient me besim të vogël është definuar si të pasurit një punë ku nuk besoni në mirëkuptim, trajtim të barabartë dhe respekt të ndërsjellë mes mbikëqyrësit dhe punëtorit.

Në esencë, kjo nënkupton se nëse e keni një shef që nuk ju respekton apo nuk ju trajton barabartë atëherë jeni më të prirë t’i përjetoni faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare – ku këto sëmundje janë shkaktari numër një i vdekjeve në botë.

Kjo pjesërisht ka të bëjë me metodat e pashëndetshme që këta i njerëz i zgjedhin për ta ballafaquar stresin, siç është ushqimit i dobët dhe pirja e duhanit.

Stresi po ashtu ka ndikim të madh sepse shpie në rritje të shtypjes së gjakut – e cila është një faktor tjetër i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse keni një shef të keq apo puna juaj nuk është më aq e dashur sa ju të shkoni me qejf atëherë bëni mirë të largoheni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...