Do të habiteni, ja cilat janë të pathënat e njerëzve të suksesshëm

Saturday, 28 Prill 2018 11:51

Nëse doni të ecni në hapat e një personi të suksesshëm, atëherë ju nuk duhet të fokusoheni vetëm në ato që njerëzit e suksesshëm bëjnë zakonisht, por edhe në ato që ata nuk bëjnë dhe mbi të gjitha, në ato gjëra që ata nuk thonë. Ja se cilat janë.

1. Do ta bëj më vonë 

Njerëzit e suksesshëm janë planifikues të mirë të kohës, prandaj shprehja “do ta bëj më vonë” nuk para thuhet prej tyre. Në vend të kësaj, ata i ndajnë gjërat sipas prioriteteve. Nëse një gjë është shumë e rëndësishme, ata merren me të menjëherë, nëse jo, ata e delegojnë realizimin e saj tek të tjerët.

2. Dorëzohem

Michael Jordan ka thënë dikur: “Pengesat nuk duhet t’ju ndalojnë. Nëse ju hasni përballë një mur të lartë, nuk duhet ta lini rrugëtimin tuaj në mes dhe të ktheheni pas, por duhet të gjeni një mënyrë sesi ju ta kapërceni”. Ky është pikërisht edhe qëndrimi i pjesës më të madhe të njerëzve të suksesshëm.

3. Nuk është faji im

Liderët e vërtetë janë ata që marrin përsipër çdo përgjegjësi, sidomos në rast dështimi. Shfajësimi dhe hedhja e fajit te punonjësit është diçka që ata nuk e bëjnë kurrë. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata frymëzojnë ekipin e tyre të punës që të veprojnë në të njëjtën mënyrë kundrejt kolegëve të tyre.

4. Jam i kënaqur

Njerëzit e suksesshëm vendosin standarde të larta për veten dhe madje edhe në atë rast kur ata i realizojnë ato në mënyrën më të mirë, nuk kënaqen lehtë me arritjet e tyre dhe vendosin standarde edhe më të larta për sfidën e radhës.

5. Kam kohë mjaftueshëm

Koha është një nocion i çuditshëm, sidomos në fushën e biznesit. Në një moment të caktuar ju ndiheni sikur keni të gjithë kohën e botës në dispozicion për të arritur gjithçka që doni, dhe në një moment tjetër e shikoni veten shumë prapa të gjitha objektivave që kishit vendosur për t’i arritur.

6. Një ditë do të jem i suksesshëm

Njerëzit e suksesshëm nuk janë rritur me shpresa, ata janë rritur duke u bazuar në vepra. Nëse kanë mundësi për të realizuar diçka,  ata ose thjesht e bëjnë atë ose nëse e dinë që në fillim që nuk kanë mundësi për të qenë të suksesshëm, nuk merren fare me të, duke humbur një pjesë të rëndësishme të kohës së tyre.

7. Unë nuk mund të jem kurrë CEO

Mënyra më e mirë që ju të kaloni në një stad tjetër gjatë karrierës suaj është që të bëheni CEO-ja i kompanisë ku punoni. Mos mendoni që nuk mund ta arrini një gjë të tillë, sepse pikërisht kjo është një prej gjërave që njerëzit e suksesshëm nuk e mendojnë kurrë. Ata marrin përsipër çdo sfidë për të cilën janë të sigurt se mund ta realizojnë duke dhënë maksimumin e tyre.

8. Nuk jam i talentuar dhe prandaj nuk mund të jem as i suksesshëm

Nuk keni pse çuditeni. Edhe njerëzit e suksesshëm kanë dyshime në lidhje me aftësitë e tyre. Por është pikërisht mënyra sesi ato i menaxhojnë këto dyshime, ajo që i dallon nga të tjerët.

Zakonisht, pjesa më e madhe e njerëzve, kur kanë dyshime në lidhje me aftësitë e tyre profesionale, nuk e marrin fare përsipër realizimin e një sfide të caktuar. Ndërsa kur njerëzit e suksesshëm kanë dyshime në lidhje me aftësitë e tyre profesionale, ata përpiqen me të gjitha mënyrat që jo vetëm t’i realizojnë ato, por edhe në mënyrën më të mirë.

9. Nuk ka më asnjë ide të re

Është shumë e lehtë të thuhet që të gjitha idetë janë të përdorura dhe që ka ardhur fundi i ideve të reja, nuk ka më ide të reja. Megjithatë fushata të reja prezantohen ditë pas dite dhe shumë e shumë të tjera priten të publikohen. Njerëzit e suksesshëm nuk thonë kurrë se nuk kanë asnjë ide të re, por përpiqen që ta gjejnë atë gjithmonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...