‘Ndihem e përkëdhelur, e mbrojtur’, Eli Fara flet për herë të parë për shokun e jetës

Diel, 29 Prill 2018 09:04

Është një ndër këngëtaret më të komentuara në media, por përgjithësisht për pamjen e saj dhe anën profesionale, sepse jetën private prej shumë vitesh Eli Fara e ruan në mënyrë hermetike. 

Kurrë nuk është fotografuar krah një mashkulli dhe as ajo vetë nuk ka deklaruar ndonjë lidhje, ndonëse shumë meshkuj e adhurojnë dhe ka pasur propozime të shumta.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Eli ka folur për herë të parë si për martesën, propozimet, por edhe cilësitë që duhet të ketë shoku i saj i jetës.  

E pyetur nëse ka një shok, këngëtarja u përgjigj: “Po vë njeri para vajzës unë?” ndërsa për martesën Eli u shpreh: “S’kam thënë kurrë qe do martohem ose s’do martohem. Propozime ka shumë nga të gjitha moshat, s’di nga t’ia filloj”.

E pyetur nëse ndihet rehat me një shok moshatar apo më të ri, Eli tha se do ndihej e përkëdhelur dhe e mbrojtur me një mashkull më të madh se ajo.

“Me një mashkull më të rritur në vite, ndihesh më e përkëdhelur, më e sigurt, më e mbështetur, më e mbrojtur. Kurse me më të ri, qoftë edhe moshatar duket sikur femra bëhet lider dhe përgjegjësi e madhe më duket”, u shpreh këngëtarja.-640-0-5ae4d5bb10345.jpg-640-0-5ae4d5ba12068.jpgscreenshot-38_1524948912-6155617.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...