5 fakte rreth vaksinave

Diel, 29 Prill 2018 13:04

Ka shumë informacione kontradiktore rreth vaksinave.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Çdo vaksinë e licencuar testohet rreptësisht përpara se të aprovohet për përdorim. Ato rivlerësohen dhe monitorohen vazhdimisht për efektet anësore. Në rastet e rralla të raportimit të ndonjë efekti anësor, hulumtohet rreth tij.

Vaksinat parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse. Vaksinimi mbron fëmijët nga sëmundje të tilla si: Difteria, fruthi, shytat dhe kola e mirë. Mosvaksinimi i bën fëmijët dhe të moshuarit më të prekshëm nga sëmundjet, ndërlikimet e madje edhe nga vdekja, transmeton kp.

Vaksinat sigurojnë një imunitet më të mirë se infeksionet. Përgjigjja imunitare ndaj vaksinave është e ngjashme me përgjigjen natyrale ndaj infeksioneve, vetëm se shumë here është më pak e dëmshme.

Vaksinat e kombinuara janë të sigurta dhe të dobishme. Dhënia e disa vaksinave në të njëjtën kohë nuk ka efekte negative në sistemin imunitar të fëmijës, redukton dhimbjen vetëm me një shpim. Gjatë stinës së ftohtë, fëmijët ekspozohen ndaj një numri më të madh mikrobesh krahasuar me vaksinat.

Nëse do të ndërprisnim vaksinimin, sëmundjet do të rishfaqeshin. Infeksionet përhapen edhe kur ne kemi një higjienë të paste apo ujë të sigurt. Nëse njerëzit nuk do të vaksinoheshin, infeksionet e rralla si difteria, fruthi shytat dhe poliomeliti do të rishfaqeshin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...