Deputetja socialiste me makinë të re, ja sa ka kushtuar

Diel, 08 Prill 2018 15:44
Elisa Spiropali Elisa Spiropali

Në një kohë që qytetarët dhe opozita po protestojnë kundër qeversië për shtimin e taksave, dhe përkeqësimin e situatës ekonomike, duket se për deputeten e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali situata nuk është e tillë.

Gazeta “Panorama”, ka publikuar këtë të shtunë një foto të ish-drejtoreshës së doganës e cila ka shkuar në seancën parlamentare me një makinë të re super-luksoze, “Mercedez-Benz GLA 200”.

Me një kërkim të thjeshtë në “Google” rezulton se automjeti në fjalë, ka një kosto prej të paktën 54 mijë dollarë.

Jo pak për një nga emrat e rinj të Parlamentit shqiptar, që doli për herë të parë deputete në zgjedhjet e kaluara, nën siglën e Partisë Socialiste.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që shohim politikanë dhe zyrtarë të tjerë që lëvizin me makina luksoze, pse jo edhe me çmime “të kripura”.

Kujtojmë se Spiropali e nisi karrierën e saj politike duke qenë kryetarja e FRESSH, ndërsa me ardhjen e socialistëve në pushtet, Rama i besoi Drejtorinë e Doganave.

Post të cilin e la pas lindjes së vajzës së saj, për t’u rikthyer sërish si deputete socialiste në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017!

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 12:51

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vuloset e ardhmja e Elseid Hysajt

Sport

Vuloset e ardhmja e Elseid Hysajt

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, ka qenë një nga emrat më të përfolur në merkaton verore, me interes nga klube të ndryshme, teksa ëm afër nga të gjithë duket...

Domethënia e gurit të çmuar që Dua mori dhuratë nga i dashuri

Show-biz

Domethënia e gurit të çmuar që Dua mori dhuratë nga i dashuri

Dua Lipa ka marrë një nga dhuratat më të veçanta në jetën e saj nga i dashuri Anwar Hadid. Dua Lipa mbushi dje plot 24 vjet dhe ishin të shumtë...

“Mami të lutem mos vdis”/ Burri vret gruan në sy të vajzës

Globi

“Mami të lutem mos vdis”/ Burri vret gruan në sy të vajzës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një qytet të Turqisë, ku bashkëshorti në sy të vajzës së vogël, 10 vjeç ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, 38-vjeçare. “Nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!