Vuçiç bën humor në Le Monde

Tuesday, 05 June 2018 19:13

Gazeta e madhe franceze Le Monde, i mori një intervistë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Gazetari, duke e pyetur edhe për Krimenë, e vuri Vuçiç në një rrethanë ruse, i cili dha një përgjigje që nuk ishte dëgjuar më parë prej tij.

Rreth Krimesë dhe Serbisë bota di dhe mban mend shumë gjëra.
Krimeja u pushtua nga Rusia në vitin 2014. Brenda dy muajve, shkurt- mars, pasi Vladimir Putin tha në mbledhjen me shefat e shërbimit të sigurisë, më 22-13.2. 2014 se, ”ne duhet të punojmë për rikthimin e Krimesë Rusisë”, gjithçka u zhvillua në mënyrë të rrufeshme. Me një referendum alla sovjetik  me 96.77 përqind,  gadishulli u bë pjesë e Federatës Ruse.
Por Serbia, ndërsa  kryeministër i vendit ishte Aleksandër Vuçiç, ndaj ngjarjes që u bë shqetësim botëror, pati këtë sjellje:
Nuk e kundërshtoi Moskën për aneksimin e gadishullit.
Nuk e dënoi shpalljen zyrtarisht të Krimesë pjesë të Rusisë.
Nuk doli në përkrahje të Ukrainës.
Nuk iu bashkua SHBA dhe vendeve të Bashkimit Europian  në sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Madje, me atë rast, Beogradi qartësoi botërisht  Uashingtonin dhe Brukselin, se kurrë nuk do t’i bashkohej asnjë sanksioni që do të ndërmerret kundër Rusisë.

Vuçiç ka pasur 10 takime me presidentin Vladimir Putin, por në asnjë rast të vetëm nuk është publikuar në lajmet mbi bisedimet e tyre, që Vuçiç t’i ketë thënë Putin se janë kundër aneksimit të Krimesë.
E megjithse bota i di të gjitha këto, presidenti  Aleksandër Vuçiç tha për gazetën Le Monde, në mënyrë shumë serioze, një shaka politike të hatashme serbe: “Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim pavarësinë e Kosovës”.
Me siguri, edhe në Serbi, edhe në Rusi,  kanë qeshur me këtë humor të tij, por në Perëndim nuk ka budallenj që ta besojnë. Por Perëndimi ka tolerancë  të pakuptimtë ndaj politikës së Beogradit.
Q. S.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...