Sekondat e të vërtetës së Pal Lekës për marrdhënien Shqipëri-Kosovë

Tuesday, 05 June 2018 22:55

Nga Edi Lesi

Ministri i Infrastruktures se Kosoves, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me pergaditjen e qeverise shqiptare per te rivendosur pagesen e rruges se kombit, te shtyre pas protestave te kuksianeve ne mars.
Ajo cka bie me pak ne sy ne deklaraten e tij dhe ne mbulimin mediatik, eshte ne fakt thelbi i asaj qe po ndodh. E nxjerr ne pah, nje detaj thuajse trondites.
"Folem vetem pak sekonda ne samitin e Sofjes", thote ai, duke iu referuar me gjase nje bisede qe paska bere me kolegun Gjiknuri ne mbledhjen e rendesishme te BE qe u mbajt ne maj ne Bullgari.
Tani na ngelet ta perfytyrojme ate shkembim seriozisht te shkurter.
Ministri i Kosoves terheq pak nga menga kete tonin, dhe i thote, a ka mundesi 1 minut. Ky i gjegjet rende; kam vetem disa sekonda. Ai i Kosoves nuk humb kohe, nis kundershtimin e pageses. Ky i joni me siguri nuk e ka shume mendjen, ndjek me sy se mos i shpeton i madhi shef, ose ndonje atraksion bullgar i ka marre gjithe perqendrimin.
Ja ashtu ne kembe, ne pak sekonda, ku njeri flet e tjetri nuk degjon, ky eshte konsultimi i dy qeverive per lidhjen me te forte dhe me te kushtueshme mes shqiptareve, qe eshte Rruga e Kombit.
Sjellja e Gjiknurit eshte tipike rilindase. Arrogance olimpike, nuk degjon, vetem flet. As nuk do tia dije se ca shqetesimi paska ky i Kosoves e krejt kosovaret po te duash.
Te vjen te qeshesh, kur mendon se pak dite me pare zyrat e qeverise kishin shperndare nje kasete te ketij ministri, ku ne nje takim ne Durres, paska kercenuar ata drejtore te patakt, qe nuk degjojne njerezit, qe mbyllin dyert per qytetaret, pra, ka kercenuar me shkarkim kedo qe aplikon gjegjesisht ate qe ky vete beri me ministrin e Kosoves ne Sofje.
Nje tipar i skalitur i Rames ky, ministrat vetem sa e kopjojne, sa me shume e sa me thelle, aq me mire.
Ketu ska me asnje te re. Nuk ka lajm ne sjelljen e Damianit.
Cka bie ne sy eshte se rrefenja e Pal Lekes nga Kosova tregon nje te vertete te trukuar fort gjithe keto vite.
Pertej shfaqjes artistike me fryme heroike me flamuj kombetare hijerene ne salla solemne, ku mblidhen shpesh dy kabinetet e Tiranes dhe Prishtines, pertej ekskursioneve qe shpesh bejne bashke, me regji nga mbrapa se ky eshte synimi, pertej perqafimeve vellazerore para kamerave, ne fakt dy qeverite nuk paskan fare komunikim.
Vetem pak sekonda ne kembe.
Nese dy qeverite nuk konsultohen, nuk bisedojne, nuk arrijne nje akord per taksen e rruges se kombit, per projektin me te madh infrastrukturor mes tyre, atehere keto dy qeveri nuk jane ato qe shtiren, qe bejne dhe mbledhje te perbashketa. Madje nuk jane as qeveri mike.
Dhe kjo bie sidomos ne sy ne keto kohe kur Tirana zyrtare ka treguar pershembull nje perkushtim te madh ndaj fqinjeve jugore. Shihni sa te ndryshme jane takimet e Ditmir Bushatit me Kotziasin, ku nuk mungon festa, defrimi e dafrunga. Ndersa me te Kosoves, takimi zgjat disa sekonda ne kembe, ne nje koridor bullgar.
Ne nuk e dime mire si ka reaguar qeveria e Prishtines, a ka treguar energji, a ka ushtruar trysnine e duhur per te mbrojtur qytetaret e saj lidhur me rrugen e Kombit. Ndoshta dhe ajo eshte nje perzierje arrogante tipash e interesash qe nuk do tia dije per kosovaret.
Po nje gje ne e dime mire, se kjo e jona, eshte nje kaste pa asnje lidhje me njerezit, nje oligarki ne kuptimin e mirefillte te fjales qe nuk degjon, por vetem flet, nje strukture ilegjitime e zhytur ne korrupsion e krim, qe ndjek vetem qejfin dhe interesat e saj nje grusht burrash qe shkelin popullin dhe terhiqen vetem kur u vjen huri ne mendere, terhiqen nga frika se mos humbin pushtetin, kur njerezit reagojne si kuksianet ne mars.
Pavaresisht ngjashmerive e diferencave, kendej e matane kufirit, fare hapur e paster ka dale ne publik, se qeveria e Tiranes nuk flet me me qeverine e Kosoves.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 22:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...