“Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit”

E mërkurë, 06 June 2018 10:36

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur shqetësimin se vendi gjendet në një kërcenim shumë të madh, po kthehet policia dhe hetuesia komuniste. Manjani ka renditur 10 arsye se pse sipas tij Ministria e Brendshme po vepron si ne periudhën e komunizmit.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Gati një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, vendi gjendet nën kërcënimin më të madh të mundshëm.

Po kthehet policia dhe hetuesia komuniste. Nga raportimet mediatike të deri sotme, rezulton që Policia e Shtetit e drejtuar nga Ministria e Brendshme ka këto sjellje tipike:

1. Ndalime e shoqërime në polici, pa hesap, kriter apo standart! Në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin e Policisë së Shtetit (neni 109).

2. Ekzekutimi i arrestimeve bëhet si qëmoti. Natën, nëpër banesa duke krijuar klimë terrori tek familjarët. Kërkesave të të arrestuarve për dokumenta, i jepet përgjigja standarte: “ e di ti se çke bërë, ti tregojmë letrat atje brenda”.

3. Dhunë fizike, psiqike po e po, në komisariate. Trajtim çnjerëzor dhe deri edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve.

4. Dominim haptazi anti-kushtetues në proceset hetimore. Prokuroria gjendet tashme nën hyqmin e Ministrisë së Brendshme, falë edhe kaosit post reformë.

5. Me gjithë kontrollin e hetimeve, fuqia provuese ndaj krimit nuk është përmirësuar. Ne mjaft raste ka përkeqësim. Arrestimet pa prova direkte dhe në vijim gjykimet në themel vënë në vështirësi gjykatat, të cilat janë nën presion shumë të madh.

6. Manipulohet haptazi vendngjarjet për të keq drejtuar hetimet. Rasti i grabitjes së prokurorisë së Durresit është më flagranti.

7. Ne trafikun e drogës nuk kemi asnjë të arrestuar të madh, megjithëse drogë kapet, Pronarët e saj jo. Kapen ose shoferët ose gomerët...

8. Asnjë i hetuar apo i arrestuar nga radhët e zyrtarëve të Partisë në Pushtet. Edhe ndonje që ka ngele nën hetim nga e shkuara i prishen provat, për të shkuar drejt pafajsisë.

9. Aktiviteti politik i policisë është si asnjëherë tjetër më parë. Për çdo ushtrim të lirive kushtetuese, qytetarët kërcënohen nga policia, ose me pergjim, ose survejim, ose shoqërim dhe procedim penal.

10. Asnjë i arrestuar nga kontigjenca e personave në kërkim. Madje për disa prej tyre shërbimet aleate kanë dhënë info të sakta pë vendndodhjen e tyre, por policia në vend ti arrestonte dërgonte njerëz për negociata me ta. Kështu u është dhënë mundësia të kërkuarve të ndryshojnë vendstrehim.

Këtë e kam direkt nga burime të huaja këtu...

Nuk besoj se duhet më për të kuptuar se ç’Ministri të Brendshme që kemi! Më të keqen e mundshme në sistemin pluri-partiak që kemi vendosur. Nuk po i rendis këtu rastet konkrete që kanë ndodhur, për arësye etike. Por për çdo konstatim të mësipërm jam nisur nga raste të raportuara në media.

Ministria e Brendshme e Komunizmit është në veprim! Këto gjetje mirë është ti kuptojmë shpejt dhe në gjuhën shqipe. Mbase do të na i thonë edhe në gjuhë të huaj, por s’do ketë shumë kuptim.

Për fat të keq njerëzit bëhen sensitivë kur ju troket polici tek dera. Por atë ditë do jetë shumë vonë...

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 13:30

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Sport

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Përfunduan 12 sfidat e para të grupeve në Europa League, teksa nuk mungojnë surprizat. Befasuese është humbja me rezultatin 2-1 e Lazios përballë CFR Cluj, ndërsa fiton pa probleme Arsenali. “Topçinjtë” arritën...

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Aktualitet

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final. Nga Gjykata...

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku siç shikohet një djalë po dhunon keqasi një vajzë ndërsa një djalë tjetër e asiston. Siç shikohet edhe nga pamjet vajza...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!