Taulant Balla, lavazhier i makinave pis të PS-së

E Enjte, 07 June 2018 19:49

Qofshin socialistë, demokratë apo qytetarë pa parti, të gjithë e shtrojnë pyetjen sesi nuk i ngjiti njëherë titulli i deputetit Taulant Ballës. Konstatimi është mëse i vërtetë, pasi këtë e pranon dhe e konfirmon në çdo dalje publike e vet Ballës. Ai nuk është përzgjedhur për të qenë deputet, por të shërbyer si një oturak propagandues, ku Edi Rama shkarkon gjithë mizërinë e tij politike ndaj kundërshtarëve.

Por, përzgjedhja në këtë detyrë e Taulantit nuk është bërë rastësisht, por duke parë se çfarë malli është dhe deri në çfarë mase mund të përdoret goja e tij.  Në fjalimet e tij parlamentare dhe ato publike nuk gjen dot një fjalë që të vërtetojë shkollimin e mesëm të tij, dhe siç dëshmoi edhe dje në Kuvend, ai është shndërruar në një lavazhier që pastron makinat pis të përdoruesit të tij, Edi Droga.

Si një lavazhier që përdoret për të pastruar qenefin politike të Edi Ramës, roli i Taulant Ballës është bërë tashmë i dukshëm dhe arsyeja se pse ai nuk e ka bindur Ramën që ta emërojë Ministër të Brendshëm është se Rama nuk gjen lavazhier më të mirë për të fshirë makinat pis që ka krijuar qeverisja e tij. Nga gjuha e tij kullon i gjithë llumi i korrupsionit dhe krimit të Edi Ramës.

Modifikuar më Premte, 08 June 2018 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...