Hunjtë apo plepat

E Enjte, 12 Prill 2018 17:42

Nga Gjergji F. Angoni

Ka kohë që socialisto-komunistët në përpjekje të ethshme për të pasur akoma në dorë Sistemin e Drejtësisë në mënyrë që t’ju shpëtojnë krimeve monstruoze që kanë bërë etërit e tyre dhe pse jo dhe pinjollët e tyre, nuk heshtën së denigruari figurën e punonjësve të drejtësisë që u shkolluan në kohën e qeverisë demokratike nëpërmjet kursit intensiv që zhvillohej në ambientet e plazhit të Plepave në Durrës duke i etiketuar me fjalë më fyese si: “Gjyqtarët dhe prokurorët e pa aftë të Plepave” etj.
Për t’u ballafaquar me këto denigrime mu desh që të njihesha me ngarkesat e programeve mësimore dhe nivelin profesional të të dy palëve, pra të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të prodhimit të kohës të Diktaturës që në dallim nga të dytët unë do ti quaj “Hunj” (dhe kam arsye që po i quaj kështu) dhe atyre të “Plepave” në mënyrë që të bëj dallimin e përfitimit dhe aftësive profesional midis të dy kategorive.               
Si fillim desha të pyes në se ka ndonjë lidhje midis hunjve dhe plepave dhe në se ka, ku qëndron kjo lidhje? Mu përgjigjen se po, ka një lidhje, të dy palët janë specialistë të Drejtësisë dhe këtë përgjigje më së shumti na e jep politika e jonë ditore. Dihet prej të gjithëve se sot, sa herë politika e jonë diskuton për Drejtësinë ndizen sheret si zjarret e “Ditës të Verës”. Të Majtët akuzojnë padrejtësisht të Djathtët e “Plepave” si të pa aftë, kurse të Djathtët akuzojnë “Hunjtë e Diktaturës” që jo vetëm, janë krejtësisht të pa aftë por janë dhe të korruptuar, të dhunshëm dhe të implikuar në krime monstruoze. Kështu, hidhe e prite, prite e hidhe dhe asgjë nuk po zgjidhin dot. Po kush janë këto dhe çfarë vlera përfaqësojnë të dy epitetet e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që sot drejtojnë Drejtësinë Shqiptare?.
Vlerësimi pexhorativ i komunisto-socialistëve të sotëm, ndaj kuadrove e specialistëve të Drejtësisë, të shkolluar mbas viteve 1994-1995 në kursin intesiv të ashtuquajtur të “Plepave” bëhet nga propaganda social-komuniste vetëm e vetëm për të baltosur këta kuadro dhe specialistë të rinj të cilët kanë marrë edukim profesional të tipit Europian, nga frika e zëvendësimit të tyre.
Tani le të shohim qetësisht përgatitjen profesionale të të dy grupeve.
Së pari ta fillojmë me Hunjtë që u shkolluan në kohën e Diktaturës dhe që bënë ligjin në Drejtësinë e këtij vendi për vite e vite me radhë.
Në kohën e diktaturës, Fakulteti i Drejtësisë ishte Shkolla më e preferuar, bile për shumë pretendentë ajo ishte më e preferuar dhe se Fakulteti i Mjekësisë, Inxhinierisë etj. Në këtë shkollë Diktatori, për të siguruar vazhdimësinë e tij, dërgonte gjithmonë fëmijët e njerëzve më të besuar dhe më besnikë të kauzës të tij, pra në atë shkollë vinin studentë të zgjedhur nga ana e garancive politike pavarësisht nivelit intelektual dhe rezultateve të Shkollës të Mesme. Mbas mbarimit të kësaj shkolle ish studentët i emëronin gjykatës, prokurorë ose hetues nëpër rrethet e vendit sipas nevojave, rëndësi-së dhe garancisë të familjeve të tyre si dhe të vetë personit. Në këto poste të rëndësishme të Diktaturës këta kanë gjykuar dhe dënuar shumë të pa fajshëm mbështetur në parimin e Partisë të luftës famë keqe të klasave, me nenin famëkeq 55 për agjitacion dhe propagandë, kanë torturuar dhe denigruar shumë persona vetëm e vetëm se mendonin ndryshe nga Diktatori etj. Po si funksiononte kjo shkollë, nga ana metodike dhe  çfarë programe mësimore dhe përgatitje kishte?.
Fakulteti i Drejtësisë nga kohëzgjatja e studimeve në atë kohë, ishte tre vjeçare, rast unikal për Shkollat e Larta në Botë. Gjatë këtyre tre vjetëve, studentët sipas programit mësimor si të gjithë studentët e Fakulteteve të tjera i nënshtroheshin “trekëndëshit revolucion-ar”: Mësim, kalitje, punë prodhuese, edukim fizik dhe ushtarak dhe në bazë të këtij parimi në përgjithësi  zhvilloheshin këto lëndë. Lëndë speciale (në këtë term përmblidhej përgatitja ushtarake), lëndët e edukimit politik sikurse ishin marksizëm-leninizmi,  Historia e PKBS, Histori e PP të Shqipërisë, Materializëm Dialektik dhe Historik, Ekonomi Politike, kapitalizmi dhe socializmi, Kushtetuta e RP të Shqipërisë dhe më vonë e RP Socialiste të Shqipërisë hartuar sipas porosisë të Diktatorit mbështetur mbi parimet e Marksizëm-Leninizmit dhe Luftës famëkeqe të Klasave, Kodin Penal dhe Civil të bazuara në Kushtetutën e Republikës të Diktaturës, të gjitha këto pa asnjë vlerë për profesionin e Drejtësisë veçanërisht në kohën e sotme mbas ndryshimeve dhe së fundi disa lëndë profesionale teorike por që nuk cenonin  në asnjë rast parimet e Partisë dhe Diktaturës të Proletariatit, duke përjashtuar këtu dhe të drejtën e Mbrojtjes sepse në kohën e Diktaturës, Ministria e Drejtësisë dhe koncepti për të drejtën e mbrojtjes të të pandehurit nuk ekzistonte, sepse ajo ishte hequr me ligj. Së fundi jo pak kohë harxhonin dhe me aksionet e Partisë dhe Rinisë. Kështu përfundimisht në këtë Fa-kultet studentët merrnin njohuri të pakta lidhur me lëndët që i takonin profesionit të një Gjyqtari, Prokurori ose Hetuesi por që gjithë-sesi ata/ato diplomoheshin si të tillë dhe i shërbyen me devocion Diktaturës.
Me këtë rast duhet që të sqaroj dhe faktin se përse kjo Kategori specialistësh të Drejtësisë është quajtur me epitetin “Hunjtë”. Mendoj që epiteti “hunj” është i gjetur, i qëlluar sepse vetëm ata, mbështetur në format e atëhershme të hetimit dhe gjykimit (formën e drurit ose thjesht të hunjve) e kishin fare të lehtë gjykimin dhe dënimin sepse sikurse thonë që: “Huri ka dalë nga xheneti”??!!. Mjerë ata që patën fatin e keq, u bënë viktimë dhe e kishin provuar atë “mirësi”!!.
Ndryshe ndodhi me shkollën e atyre që nga të pa aftët e “Hunjve” ju vunë epitetin “Plepat” me kuptimin pexhorativ” të pa aftësisë”.
Së pari këtë epitet kjo kategori e përfitoi nga që kjo Shkollë ose Kurs Intensiv u zhvillua në ambientet e plazhit të Durrësit tek Plepat.
Kriteret për tu pranuar në këtë Shkollë ishin shumë rigoroze:    
Kushti i parë  dhe i pa diskutueshëm ishte që Kandidati të kish përfunduar së pari një Fakultet në një nga universitetet e vendit ose jashtë tij. Preferoheshin Kandidatët që këto Fakultete i kishin mbaru-ar me mesatare të lartë d.m.th të ishin studentë të grupit të ekselencës, të kishin një farë stazhi në profesionin e tyre dhe së fundi, mbas mbarimit të kursit dhe kishin dalë në profesionin e gjyqtarit, prokurorit apo avokatit, ju jepej e drejta për të përfunduar Shkollën e plotë të Fakultetit të Drejtësisë. Pra kushtet e pranimit të kandidatëve në këtë Kurs Intensiv, tregon për një student me integritet, nivel të lartë profesional dhe pjekuri intelektuale. Sa i takon anës profesionale dhe mësimore në këtë shkollë zhvilloheshin të gjitha lëndët e plota që kishin të bënin me formimin e plotë profesional të një specialisti të sferës të drejtësisë të sotme, të zhveshur nga të gji-tha parimet e Kushtetutës të Diktaturës, “trekëndëshit revolucionar dhe edukimit politik komunist. Pra kjo shkollë përgatiste profesionistë me konceptet e kohës për drejtësi, pa diktaturën e proletariatit, pa luftë klasash, pa trekëndëshin revolucionar, pa ndikime partiake të Marksizëm-Leninizmit, pa përgatitje ushtarako-politike, aksione, zbore ushtarake etj, marrëzira të Diktaturës të cilat i gllabëronin mësimin e njohurive bazë të shkencës të Drejtësisë. 
Përfundimisht “Plepat” përgatitën specialistë të aftë për një shtet ligjor dhe demokratik dhe si të tillë ishin shumë herë më të përgatitur profesionalisht se sa “Hunjtë” kriminelë të kohës të Diktatorit Enver Hoxha prandaj ç’do pretendim i Hunjve dhe atyre që i mbështetin dhe i përkrahin për përfitime politike është i kotë.
Sa për atë që pse Hunjtë akuzojnë Plepat, le t’ju kujtojmë  fabulën e La Fontain “Dhelpra dhe rrushtë”:
Nuk i dua, nuk i dua
S’janë për mua, s’janë për mua
Le ti hajë ndonjë tjetër
Ç ‘mund të thonte zonja dhelpër???
Kështu ndodh me ata që sa herë nuk i arrijnë dot rrushtë!!??.
Ndjej keqardhje qe reforma për drejtësi ju besua një “HURI”

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...