Nuk shtyhet një mandat i tërë me tërhiq e mos e këput

Diel, 10 June 2018 18:04
Nga Fatmir Guda
 

Droga dhe krimi prej kohësh janë të ulur këmbë-kryq anë e mbanë vëndit dhe në çdo zyrë të shtetit, ndërsa përkundrejt kësaj Drejtorët e Policisë të larguar jo pa qëllim nga funksioni i tyre primar që është ai në shërbim të rendit, qetësisë dhe sigurisë qytetare nuk hezitojnë aspak të katandisen në grisës banderolash protestuesish me stilin "tërheqje litari", vetëm e vetëm që të mos lejojnë t'i "vriten" sytë shefit kryeministër. E shkuara e largët dhe e afërt po i qëndron Edi Ramës mbi krye si shpata Demokleut, duke mbajtur peng e në depresion të ardhmen e një populli të tërë...! Tamam si puna e litarit që tërhiqet aq sa të mos këputet ka mbetur e nderë edhe gjëndja për midis Edi Ramës nga njëra anë, që s'po di më qysh të qeverisë dhe nuk ikën se siç ka thënë ai "nuk i ka ardhur akoma në majë të hundës" dhe nga ana tjetër popullit, i cili e ka pësuar aq dhimbshëm prej tranzicionit rreth 30 vjeçar, saqë nuk po njeh më as forcën e vetvetes për të bërë atë që në perëndim është mëse normale, largimin e qeverisë që e pret në besë. Për aq sa nuk dihet sa do zgjasi kjo luftë e papreçedentë nervash, aq i vërtetë është dhe fakti se kjo situatë është stresante për të gjithë, që nga populli socialist apo opozitar e deri tek opozita politike dhe mazhoranca me gjithë administratë, të cilët bashkarisht nuk po ndjejnë qeverisje, ndërsa struktura e shtetit pothuajse është inefiçente. Ndërsa vjen puna për të vënë gishtin mbi plagë, natyrisht që përgjegjës për mosmbarëvajtjen e makinerisë dhe daljen e saj nga binarët është "timonieri", i cili gjithsesi nuk duhet lënë qoftë edhe për pak kohë t'i japë timonit, se siç thuhet në kësi rastesh "e keqja vjen sa hap e mbyll sytë". Po të vazhdojmë akoma krahasimin e shtetit dhe qeverisë me një makineri lëvizëse shembujt kanë treguar se shoferët e depresuar, të pa vetëdijshëm për gjëndjen e tyre insistojnë kokfortësisht ta mbajnë timonin, pa pyetur aspak për panikun ndër udhëtarë, që përveç britmave të frikës nuk guxojnë ta shkulin përdhunshëm prej timonit pasi pasojat mund të jenë edhe më katastrofike. Në këtë moment ua lë ju të lirë imagjinatën të aludoni, se kush do e luajë rolin e policit rrugor, që do e ndalë dhe do e largojë jo pa penalizim nga timoni timonierin e çartur, por ama dhe që fundqërshori 2018 po vjen si stacioni fundor i depresionit ndër shqiptarë, kjo duket të ndodhë prej axhendave të shtyra diplomatike, që dhe konvergojnë jo aq rastësisht me njëra-tjetrën. Kështu që litari apo çdo send tjetër, që sot urdhërohet për tu tërhequr fort, pavarsisht porosive për ta mbajur të pakëputur atë, po i vjen sahati që edhe të këputet për forcë zakoni apo tradite të imponuar.
 
 

 

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 12:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...