Ne nuk e meritojmë të qeverisemi nga kjo bandë kriminale

Tuesday, 12 June 2018 10:10

Nga Izmira Ulqinaku

Për çdo vend normal, aq më tepër për një vend që aspiron të hyjë në Bashkimin Evropian, përfshirja e një ministri në trafikun e drogës do të përbënte një prej skandaleve më të mëdha dhe asnjë kryeministër e asnjë qeveri nuk do të kishte moralin të vazhdonte qeverisjen, por do të kishin dhënë dorëheqjen si masën më elementare për t’i hapur rrugë hetimeve. Por ajo çfarë ndodh tek ne, me këtë qeveri dhe këtë kryeministër  është diçka jashtë normales, përtej të imagjinueshmes për çdo vend të këtij kontinenti. Madje edhe aty ku udhëheqin autokratë që kanë marrë çdo gjë në dorë, shumë më pak se kjo katrahurë do t’i bënte të tërhiqeshin. Por këta këtu, kaq fort i ka kapur krimi, kaq shumë i janë shitur bandave të trafikut, saqë me imoralitetin më të madh politik vazhdojnë të kapërdijnë skandalet njëri pas tjetrit dhe, në saj të votave të blera me paratë e krimit, vazhdojnë të bëjnë sikur qeverisin. Mbase jemi vendi unik që nga një ministër i brendshëm i drogës kalojmë tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës. Nga droga e Tahirit, tek droga e Xhafajt. Kemi një ministër i cili sa erdhi në detyrë bëri me ngut vetingun e policisë. Nxitoi, sepse donte të ndërronte bandën me etiketën “policia që duam” të paraardhësit të tij, me njerëzit që do t’i mbronin të vëllanë dhe aktivitetin e tij. Sot nuk ka shqiptar që nuk e ka të qartë se kjo qeveri po vijon të na mbajë peng, ndoshta në një prej momenteve më të rëndësishëm të këtyre tri dekadave pluralizëm, atë të afrimit me Bashkimin   Evropian, drejt integrimit në familjen   evropiane. Është pikërisht ky moment që e bën dyfish imperative largimin e Fatmir Xhafajt nga Ministër i Brendshëm që t’i hapë rrugën një hetimi të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot. Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja  prej klanit Xhafaj, i  cili  zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Por të gjithë e dimë mirë se as Ministria e Brendshme, as Policia dhe as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë për sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm. Ashtu siç tha edhe ambasada amerikane, gjykatat janë nën presion apo po blihen. Edhe CDU/CSU u shpreh që Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave, peshqit e mëdhenj janë të paprekur. Akt  që na fundosi shpresat për  hapjen e  negociatave, duke i treguar edhe faktorit ndërkombëtar se kjo qeveri jo vetëm nuk e ka seriozisht çështjen e integrimit, por edhe është pengesa kryesore për integrimin e vendit. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë ka dështuar plotësisht në ndërtimin e një shteti normal. Kanë gjunjëzuar një shoqëri të tërë përmes kapjes së shtetit nga krimi.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...