Kriza e BE, zgjidhja mund të jetë më pak, dhe jo më shumë Europë

Tuesday, 24 July 2018 08:17

Nga Martin Hyfner

Për të shmangur çdo keqkuptim:Unë jam një besimtar i vendosur i integrimit europian. Por gjithnjë e më shumë pyes veten, nëse proçesi i integrimit evropian, siç është realizuar deri më sot, na çon apo jo drejt një suksesi afatgjatë.

Qasja aktuale bazohet në bindjen se Europa mund të bëhet më e forte, vetëm përmes zgjerimit dhe ose thellimit të mëtejshëm të integrimit të bllokut aktual. Përsa i përket dimensionit të zgjerimit, Brukseli është duke shqyrtuar përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe Bullgarisë në eurozonë.

Ndërkohë, përsa i përket thellimit të integrimit, çështjet kyçe janë aktualisht projekti i mirënjohur i një Fondi Monetar Europian, dhe një buxhet i veçantë për zonën e euros. Sidoqoftë, ideja kryesore, është se gjithmonë duhet të ndodhë diçka. Kjo është teoria e vjetër e biçikletës – një biçikletë rrëzohet, nëse pedalet e saj nuk lëvzin gjatë gjithë kohës.

Një histori suksesi, përtej çdo krahasimi

Sigurisht, qasja nuk ishte e gabuar. Gjatë 60 viteve të fundit, ajo ka arritur të ndërtojë një Bashkim Europian me mbi 500 milionë njerëz, një treg të përbashkët me një fuqi blerëse prej 15 trilionë eurosh, dhe një monedhë evropiane që gëzon një reputacion të mirë në mbarë botën. Kjo është një histori suksesi, përtej çdo lloj krahasimi.

Por tani, mund të shohim të çara në armaturën evropiane, gjë që më zyt sërish në mendime. Mbretëria e Bashkuar, është anëtarja e parë që po largohet nga blloku. Disa thonë se edhe Italia mund të largohet përfundimisht nga BE. Ministri italian i Çështjeve Europiane, pret “tërheqje të mëtejshme” nga BE, përveç vendit të tij.

Ajo që është në horizont mund të jetë një tkurrje, sa i përket vendeve që janë kyçe për integrimin europian, dhe jo më shumë zgjerim. Ka edhe probleme me thellimin e integrimit. Mekanizmat themelore të BE-së, ndodhen gjenden nën presion të madh. Marrëveshja e Shengenit, e cila është aq e rëndësishme për cilësinë e jetës (pa kufij) në Europë, është anuluar në vende të rëndësishme. Ka sërish ulje të traut kufitar, në kufirin midis Austrisë dhe Gjermanisë.

Më shumë se sa pengesa

Bashkëpunimi midis vendeve anëtare, çalon në çështje të rëndësishme. Polonia dhe Hungaria, kanë probleme me ndarjen demokratike të pushteteve. Nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje për shpërndarjen e refugjatëve midis vendeve. Gjermania, druhet nga transferimi financiar në gjirin e unionit.

Unë dyshoj se bashkëpunimi do të ishte edhe më i keq, (dhe ndoshta më shumë vende do të kishin hequr dorë), nëse nuk do të kishte aq shumë para për t’u ndarë nga Brukseli. Sidoqoftë, ne jemi më larg se kurrë një bashkimi politik, që ka qenë gjithmonë synimi kryesor i gjithë ndërmarrjes europiane.

Për më tepër, njerëzit janë të pakënaqur me Europën. Partitë euro-kritike po forcohen. Ekziston një dyshim gjithnjë e më i madh, se për çfarë është në faket e mirë BE-ja. Gjatë gjithë periudhës së pasluftës, kjo nuk vihej kurrë në pikëpyetje:Qëllimi i unifikimit evropian, ishte që ta bënte të pamundur një herë e përgjithmonë luftën në kontinent.

Por për brezin e sotëm të të rinjve, kjo i përket shumë së kaluarës. Prandaj, BE-ja ka nevojë për një motiv të ri të madh. Sigurimi që Europa mund të rezistojnë vetëm kundër fuqive të mëdha si Amerika dhe Kina, përbën një motiv të tillë. Por kjo nuk është diçka që i përcillet me lehtësi populates, dhe në terma konkretë.

Rindërtimi i BE-së nga thelbi

Ja një ide për t’u diskutuar:Po sikur të mos përqendrohemi më në avancimin e Europës nëpërmjet gjithnjë e më shumë anëtarëve dhe institucione të reja, por përkundrazi me më pak prej tyre? Pra një rindërtim të BE-së nga themeli.

I kuptuar si duhet, nëse dhe kur vendet largohen nga komuniteti, kjo nuk është një katastrofë, por një shans për të tjerët që të afrohen më pranë. Sa më pak anëtarë, aq më mirë. Akush nuk duhet të inkurajohet të largohet. Por nëse kjo ndodh, nuk është një katastrofë.

Rasti i Shteteve të Bashkuara, është një shembull tejet mësimor në një kontekst historik. Në Luftën Civile të viteve 1861-1865, 80 vjet pas themelimit të Shteteve të Bashkuara, 11 shtete të Jugut donin të shkëputeshin. Në fund, jo vetëm që përpjekjet e tyre dështuan – por unioni u shfaq edhe më i fortë.

Në pamje të parë, një reduktim në madhësinë e BE-së, duket si një dështim. Por kjo është perspektiva e gabuar. Kur vendet (si Mbretëria e Bashkuar), që gjithmonë janë ndjerë si në skajet e unionit, vendosin të largohen nga komuniteti, vetëm ata që qëndrojnë e ndjejnë vërtetë se i përkasin njëri-tjetrit dhe BE-së.

Eurozona në zemër të projektit

Ajo duhet të forcojë nivelin e kohezionit. Ngjashmëritë kulturore dhe historike, janë thelbësore në krijimin e një ndjenje komuniteti. Midis kombeve të tilla, nuk ka nevojë për justifikime të veçanta për BE. Ajo është thjesht aty pavarësisht kritikave, e pranuar gjerësisht nga populli.

Në rrethana të tilla, bashkëpunimi politik duhet të bëhet më i lehtë.

Frika nga një union i pakufizuar i transfertave, është zbehur shumë. Tek e fundit, shtetet kombe, nga ana e tyre, kanë gjithashtu pagesa të transfertave që pranohen nga popullata – dhe jo pa ankesa. Natyrisht, euro do të duhej të përshtatet me rrethanat e ndryshuara.

Por pastaj mund të ekzistojë në bazë të një bashkimi politik funksional. Kjo do ta bënte atë më elastik. S’ka pasur kurrë një monedhë në histori, pa një union politik. Ndërkohë, bashkëpunimi i pastër ekonomik, brenda ish-unionit “të Madh”, mund të ruhet. Ai pranohet nga të gjithë, dhe nuk do të bindte një anëtar që të linte BE-në. Dhe as nuk ka nevojë për një bashkim politik.

“The Globalist” – Në shqip nga Bota.al

Modifikuar më Tuesday, 24 July 2018 08:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...