Referendumi në Maqedoni dhe shqiptarët

Saturday, 01 September 2018 15:37

Nga Tritan Shehu

Shqipëria e shqiptarët e tjerë në Rajon nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj Referendumit të 30 Shtatorit në Maqedoni!

Aty u hap zyrtarisht fushata e Referendumit të 30 Shtatorit, për ndryshimet kushtetuese dhe të emrit të saj, në bazë të marrëveshjes me Greqinë.

Rezultati pozitiv i këtij Referendumi konfirmon rrugën evropiane për atë vend fqinj, si dhe i mundëson anëtarësimin e menjëhershëm në NATO.

Ne të kundërt askush nuk mund të parashikoje se në çfarë “skutash” do të vazhdoje të endet ai shtet, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm stabilitetin e të ardhmen, por edhe vete ekzistencën e tij, si dhe duke gjeneruar kështu destabilitet në të gjithë Rajonin.

Është shume pozitiv fakti që në tërësi faktori shqiptar aty dhe partitë e tij politike, në qeverisje apo opozite këto, jo vetëm janë shprehur pozitivisht, por dhe janë organizuar që të zhvillojnë një fushate energjike e aktive në favor të “po”-se, në një aleance të përbashkët apo qofte dhe në veçanti.

Pa dyshim kjo shpreh e konsolidon qartësisht pozicionin e aspiratën e madhe të shqiptareve për Evropë e Perëndim.

Ata të cilët duan ta “minojnë” këtë Referendum, janë po ata që në vite krijuan shume probleme artificiale me Greqinë, Brukselin e NATO-n, për të ngritur pengesa të pa falshme në proceset integruese, dhe që sot vazhdojnë të përpiqen ta vendosin vendin e tyre diku larg në Lindje, qofte kjo edhe për llogari të vendeve të treta.

Në këto kushte Shqipëria, Kosova, i gjithë faktori shqiptar në Rajon, duhet të bëhen aktivisht “krahë” për të ndihmuar në një rezultat pozitiv, jetik ky për Maqedoninë.

Dhe ka shume mënyra të tilla demokratike, legale, transparente, aspak në kundërshtim me sovranitetet, që mund të definohen e aplikohen nga neve në koordinim të plote veçanërisht me partitë shqiptare aty, për fitoren e Referendumit, gjë me shumë rendësi për Ballkanin Perëndimor, për të gjithë ne.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...