Kur kallashi bën vettingun

Saturday, 01 September 2018 19:52

Janë shënuar dy ngjarje që ndonëse të ndryshme për nga formati me njëra tjetrën, përbëjnë akte të së njëjtës dramë. Skandali i audio-përgjimit ku i dërguari i Edi Ramës, Denar Biba, po shantazhonte gjyqtarin e Strasburgut, Ledi Bianku dhe së dyti, sulmi më kallashnikov që iu bë shtëpisë së gazetares së njohur Klodiana Lala.

Reforma jo vetëm ka dështuar të ndreqë drejtësinë, por e ka çmontuar pushtetin e tretë nga Republika e Shqipërisë, duke e bërë Edi Ramën jo vetëm shef të ekzekutivit, por edhe gjyqësorit, si në republikat e bananeve. Koha, si dimension i fizikës dhe i realitetit, e ka zhveshur nga zhgualli i gënjeshtrës reformën në drejtësi që iu shit shqiptarëve si një karamele prej pedofili. Sot, koha tregoi se kjo reformë qe një sipërmarrje private e Edi Ramës dhe e disa ndërkombëtarëve, të cilët nga nxitimi për të mbyllur rrethin kriminal të Ramës, kanë harruar të parashikonin vakancat në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Thirrjet për ‘bashkojuni sistemit gjyqësor” janë thjesht një pranim i kapitullimit të reformës dhe i ngjasojnë atyre fushatave të Dëshmitarëve të Jehovait. Ky inkuizicion që i është bërë sistemit të drejtësisë dhe shndërrimi i vettingut në një gijotinë politike dëshmohet në mënyrën më të pastër tek përpjekja e Edi Ramës, për të shantazhuar të pashantazhueshmen...atë vetë, ajkën e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë, Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Natyrshëm, shtrohen pyetjet retorike? Ky kryeministër, që disa ndërkombëtarë të emëruar me rregull treshi i kanë dorëzuar kurorën e reformës në drejtësi, a ja ka haberin drejtësisë apo më saktë i ka shqisat e drejtësisë? A është i denjë ky kryeministër për të ndërmarrë një reformë të tillë kur një gazetare që ka denoncuar aferat qeveritare me krimin sulmohet me kallashnikov? 

E vërteta është se me shantazhimin e Strasburgut, vettingu ra dhe  ky proces s’ka asnjë dallim nga telefonata e Bibës. Mund të ndryshojë në formë, por në thelb kundërmon në Edi Ramë.  Vettingu ra se kallashi tregoi dje se nuk pyet për gazetarë e drejtësi, as vetting e as reformë, sepse reforma është dora vet, kryeministri që e futi gazetarinë në “kazan”. Si mund të ketë pushtet të tretë, kur pushteti i katërt, media, nga halli se si behet vetting, “vettingohet” me kallash.

Prandaj, gjyqtarët që kaluat vettingu e ata që do vijne si prurje të reja e kanë jo të largët telefonatën nga Bibat e Edi Ramës. Ndërsa ju o kriminelë, aty ku nuk bëni dot vetting, keni kallashin dhe “karikatorin” ja u mbush kazan-kryeministri.

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 13:55
Më shumë në këtë kategori « A mos, nga kusht në karotë? KryeRrena... »
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...