Te besh burg per kepurdhen toksike te Rames‎

Diel, 17 February 2019 17:01

 

Mediat raportojne se 15 qytetare protestues jane ndaluar vetem pse rrezuan kepurdhen e Edi Rames prane Kryeministrise. Dhjetera te tjere, shumica protestues hallexhinj, ‎po ndalohen ore pas ore pse shfryne revolten ndaj nje strehe plastike me drita si hyrje kabareje, nje porte te nderteses ku shqiptaret vidhen cdo dite me vendime qeverie, apo nje kepurdhe betoni.

Nese te vjedhin voten, pronen apo taksat, qeveritaret qe te vjedhin nuk shkojne ne burg. Ai qe shkon ne burg eshte qytetari qe revolten e tij ia perplas simbolikisht portes, strehes apo kepurdhes se Kryeministrise. ‎Ky eshte shteti i padrejte i Rames me gjithe reformen e tij te drejtesise.


Porsi Liza qe hante kepurdhe e shihte halucinacione, Edi tashme eshte ne boten e cudirave te kepurdhes toksike, pushtetit pa kufi. Sheh mireqenie aty ku njerezit vuajne nga skamja, sheh shtet aty ku vidhen qindra miona euro me nje firme te tijen.

Superkriminelet qe u denuan ne kohen e Partise Demokratike me burgime per jete, kane dale nga burgu, ose po behen gati te dalin nje nga nje, nderkaq supertrafikantet ‎e kanabisit dhe kokaines sot jane biznesmene per te cilet devijohet edhe lumi i Lanes nga pushteti qe i ka mik shtepie qe ata te investojne parate e trafiqeve. Por 4 deshmoret e Policise apo viktimat e krimeve te tyre dergjen nen dhe pa rrasen e drejtesise mbi varr.‎

Pa u shporrur Edi ‎Rama, asgje nuk do te gjeje paqe ne kete vend ku padrejtesia eshte ulur kembekryq e ku nje skulpture kepurdhe betoni vlen shume here me teper se te drejtat e njeriut!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...