Media ndërkombëtare jehonë thirrjes së pedagogut shqiptar: Po shkohet drejt një përballjeje civile

E mërkurë, 20 February 2019 18:18

Thirrja e dhimbshme e një pedagogu universitar që sheh vendin e tij të prirur drejt korrupsionit, varfërisë e kriminalitetit. “Vendi po shkon drejt një përballjeje civile".

Kështu shprehet për mikrofonin e Radio Vatikanit pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj.

 

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Nga Italia po dëgjojmë lajme të këqija. Në dhjetor studentët dalin në rrugë kundër korrupsionit, kundër provimeve që merren me para ose me favore seksuale.

Më pas zbreet opozita në shesh. Kujtojmë që në qeveri është Partia Socialiste, ndërsa në opozitë Partia Demokratike, parti e qendrës së djathtë. Çfarë po ndodh në Shqipëri z.Gjekmarkaj?

"Fatkeqësisht, ato që thatë janë të gjitha të vërteta. Ta themi në mënyrë të shpejtë, korrupsioni është përhapur kudo. Kryeministri ka goditur shtetin e së drejtës. Polici, prokurori dhe gjyqtarti janë bërë e njëjta gjë në emër të një reforme gjyqësore që ka bllokuar gjithçka.

Më pas dolën dosjet ku shfaqeshin persona me precedentë penalë që ndërhynin në zgjedhje çka e bën ilegjitime qeverinë. Deputetët e opozitës po djegin mandatet dhe është një rast i paprecedentë.

Ka një qetësi të brishtë e nëse vazhdohet kështu mund të shkohet drejt një përballje civile", shprehet ndër të tjera pedagogu dhe analisti Agron Gjekmarkaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...