Thirrja e Ramës “demokraci hibride” si thirrja raciste “buono per Albania” e viteve ‘90

Diel, 24 February 2019 13:08

Edi Rama e ka ndërruar gjuhën që përdor për demokracinë shqiptare, që pas daljes së reportazhit të Tg2 lidhur me ortakërinë e ngushtë të pushtetit të tij me narko-grupet e krimit të organizuar. Deri para prishjes së omerta-së që kishte karakterizuar fatkeqësisht median ndërkombëtare, sa i përkeet paraqitjes së gjendjes në Shqipëri, Edi Rama ishte kampioni i pamposhtur i zgjedhjeve të lira e të drejta, ishte fitimtari të cilin e kishin të gjithë zili, ishte i panjolli që ishte mandatuar për herë të dytë nga shqiptarët dhe do të mandatohej sigurisht edhe për një herë të tretë.

Pas reportazhit të Rai2, Edi Rama, në Gjirokastër e në Përmet në të njëjtën ditë, shpalli se “demokracia shqiptare ishte hibride” dhe se zgjedhjet e 2017-s kishin qenë të denja për një demokraci hibride. Një ditë më herët ai e kishte shpallur ndryshimin e tezës së tij edhe në mediat italiane, teksa shpalli se shitblerje votash ka kudo, por në Gjirokastër e Përmet e korrigjoi duke thënë se “shitblerje votash ka kudo në demokracitë hibride, por ato nuk e kanë ndryshuar rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”.
Sa qesharake! Si e mati kryeministri se rezultati i zgjedhjeve nuk ndryshoi? Aq më keq, si mund të qendrojë në këmbë vlerësimi se shitblerje votash kryen edhe opozita, kur e di i madh e i vogël se zgjedhjet i organizon qeveria e se në këto vitet e fundit, edhe investigimi i policisë, edhe dosjet e prokurorisë, edhe vendimet e gjykatave për këto çështje janë në fund të fundit një derivat i vullnetit të qeverisë (deklarimet e njëllojta të zv/ambasadorit të OSBE-së meritojnë një analizë të veçantë, qoftë për efektivitetin e Prezencës në Tiranë, qoftë për efektivitetin e raportimeve që kjo Prezencë ka nxjerrë në vite për zgjedhjet në Shqipëri).
Fjala – çelës për të fituar kohë është “jemi demokraci hibride”. Është njëfarë rimarrjeje e tezës raciste që u shfaq në mediat italiane, në fillim të viteve ’90 “buono per Albania”. Pra, mjaft që të bëhet një parodi zgjedhjesh, se këto standarde janë të pranueshme për Shqipërinë, të paktën edhe për disa kohë.
Njerëzit e vëmendshëm pas kronikës politike e kuptojnë fare qartë se Edi Rama është vënë me shpatulla pas murit dhe agjenda e tij ditore po ndikohet në mënyrë të frikshme (edhe pse disa hapa prapa) nga lëvizjet e kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Deklarimi i tij se shqiptarët s’kanë për të pranuar më tej, asgjë më pak sesa pranojnë amerikanët, gjermanët dhe të gjitha demokracitë e tjera perëndimore, ka patur një jehonë të madhe dhe gjetja e pi-ar-it “rilindist” se “Shqipëria mbetet një demokraci hibride” është një thirrje për të gjithë aleatët autokratë të kryeministrit, por edhe një joshje për burokratët e BE-së se ende në Shqipëri, stabilitetin mund ta garantojë kryeministri, por me kusht që të mbajë në këmbë edhe për disa kohë “demokracinë hibride”. 
Teza e demokracisë hibride është një gjetje fatkeqe që s’bën më punë as për konsum të brendshëm, pasi shqiptarët s’durojnë dot më të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe ç’është më e çuditshmja, është e mbështetur në premisën e gabuar se “ulja e pazarit” (lexo garantimi i stabilitetit) mund ta bëjë Ramën të fitojë mbështetje në Perëndim. Stabiliteti në vend është prishur njëherë e mirë me 16 shkurt dhe kryeministri po hedh në tregun ndërkombëtar një letër që s’ka më vlerë. 
Nëse ka dy gjëra që gëzojnë konsensus në Perëndim janë qartësia se në Shqipëri s’ka stabilitet dhe aspirata e BE që shqiptarët më në fund të mund të gëzojnë një demokraci perëndimore siç e meritojnë. Për të dyja këto kolona, Edi Rama si kryeministër është bërë pengesë, prandaj darovitja me “demokraci hibride” është një lëvizje e dëshpëruar që mund të joshë ndonjë aleat rus, po aq u bën protestuesve të 28 shkurtit apo atyre të 16 marsit. Ata do të jenë në shesh për një demokraci të vërtetë dhe do ta rrëzojnë një kryeministër që është ngjitur pas karriges si një monstër hibride, së cilës evolucioni perëndimor nuk i garanton asnjë perspektivë.

Modifikuar më Diel, 24 February 2019 20:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...