Shkrimtarja Açka: Do lidhemi me zinxhirë nëse prishin Teatrin Kombëtar

E Enjte, 14 Mars 2019 14:53

Në tryezën e Partisë Demokratike me Artistët ka folur dhe shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Kryefjala e saj ka qenë Teatri Kombëtar.

Açka tha se nëse qeveria vendosë të prishë teatrin kundër vullnetit të artistëve ata do lidhen me zinxhirë.

“Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve”, tha Açka.

Ajo theksoi se arti sot është i asfiksuar, ndërsa nxori në pah dhe problematikat me librin.

Modifikuar më E Enjte, 14 Mars 2019 18:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Anëtarja e re e familjes mbretërore do jetë princeshë

Lifestyle

Anëtarja e re e familjes mbretërore do jetë princeshë

Një parashikues ka zbuluar se foshnja që do bëjë prindër Dukën dhe Dukeshën e Sussexit është një vajzë. Meghan, 37 vjece dhe Princ Harry, 34 vjec do të presin fëmijën e...

“Nënat e Srebrenicës,” shpërthyen në lot pas dënimit të Karaxhiç

Aktualitet

“Nënat e Srebrenicës,” shpërthyen në lot pas dënimit të Karaxhiç

Të mbijetuarit nga genocidi në Luftën e Bosnjës gjatë viteve '92-95 shpërthyen në duartrokitje pasi kreu i trupës gjykuese Vagn Joensen lexoi vendimin përfundimtar burg për jetë për ish-kreun politik...

Vetëdorëzimi i vrasësit të Baxhinofski, zbardhet dëshmia e tij

Kronikë

Vetëdorëzimi i vrasësit të Baxhinofski, zbardhet dëshmia e tij

Pak pas dorëzimit në polici, sigurohet dëshmia e vrasësit të Haxhi Baxhinofski, 61-vjeçarit Islam Mylkaj. “Jam penduar, e vrava në gjaknxehtesi e siper. Tek liqeni e takova rastesish. Më shau dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!