Ka ardhur koha që edhe policët t’i thërrasin mendjes

Premte, 15 Mars 2019 13:46

Nga Eden Babani, Bruksel

Nesër, protesta më e madhe e opozitës. Siç shpresohet, më e madhe se ajo e një muaji përpara.

Do ta shkulë kjo protestë Kryeministrin “rilindës” nga karrigia kryeministrore që ka uzurpuar prej gati gjashtë vjetësh? Karrige, me tepsi e me timon, siç ka dëshiruar vetë, por e vjedhur me votat e blera me paratë e krimit të organizuar?

E besueshme, por edhe e pabesueshme.

E besueshme, po t’i referohemi frikës që e ka kapluar.

Siç bëhet e njohur mediatikisht, ai e paska bërë nijet që nesër të lërë Tiranën e të shkojë gjetiu. S’ka rëndësi ku, në Vlorë, në Fier a në Berat. Rëndësi ka frika që i ka hyrë për palce. Kujtoj këmishën kundërplumb që na demonstroi në Roskovec, kinse do ta vrasin rusët (!). Kujtoj edhe poturet që mbante dje në Elbasan, nga frika mos i shpëtonte në brekë nga ballokumet e Ditë së Verës. Në të dyja rastet, kemi të bëjmë me një sinjal padashka, që buron nga subkoshienca e tij, tashmë e zhbalancuar.

Gjithsesi, e pabesueshme që Kryeministri ynë të “abdikojë” bash nesër.

Jo se është i fortë, siç mund të besojnë ithtarët e tij, tashmë të lemerisur edhe më shumë se ai vetë. As sepse ashtu mendon ndonjë analist, - me të drejtë e pa të drejtë, punë tij, - se duhet lënë të vegjetojë, derisa “të shkërmoqet vetë pushteti” që ka. Sepse, a kemi kohë ne të presim “kalendat greke” (ad kalendas graecas)? Domethënë, a kemi kohë që Kryeministri  të kuptojë se pushteti po i shkërmoqet?

Për vete, jam bindur se këtë të vërtetë të padiskutueshme, ai s’ka për ta kuptuar sa të ketë jetë. Jo se ashtu dua unë, por sepse ashtu po flasin faktet nga dita në ditë, nga ora në orë, nga vendi në vend. E mbani mend detektorin që kontrollonte veturat e më të besuarve që ka rreth vetes, në darkën e mbrëmshme, në Elbasan?

Për mua, sikundër edhe për shumicë e shqiptarëve, një shkulje e Kryeministrit bash nesër, do të ishte e pritshme dhe e dëshirueshme, sado që e parakohshme.

Të mos harrojmë se Kryeministri ka pas vetes gjithçka, përveç opozitës dhe njerëzve të revoltuar. Ka Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Prokurorinë e Përgjithshme, snajperë nëpër tarraca, gazet helmuese pa kursim, sikundër edhe provokatorët për t’i joshur protestuesit në veprime të dhunshme. E gjitha kjo, do të thotë gjakderdhje, viktima të pafajshme, çka pushtetit “rilindës” do t’ia zgjaste jetë edhe kushedi sesa kohë.

Përveç të tjerave, - dhe ato janë shumë, një pafundësi, - për mua ka rëndësi që nesër të ndërgjegjësohen sadopak “uniformat blu”. Jo Policia e Shtetit si nocion institucional, por policët e thjeshtë, familjarë. Ata që rropaten për të nxjerrë bukën e gojës për vete dhe për familjet e tyre.

Pas ngjarjeve në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi”, nesër është rasti që shumëkush syresh të sjellë në kujtesë atë çka ndodhi me kolegen e tyre, policen e Shqiponjave, Blerta Dervish. Çka ndodhi edhe me vogëlushët që kapeshin pas fustanit të nënave ose te makina e policisë, teksa ndonjë “uniformë blu”, ishte i shtrënguar të zbatonte detyrën, donte a nuk donte.

Ka ardhur koha, pra, - dita e nesërme, 16 mars, na e ka prurë te pragu i portës, - që secili prej nesh, edhe “uniformat blu”, ta kuptojmë se askush nuk mund të jetë i mbrojtur përpara një kryeministri të çoroditur që s’di ku të fusë kokën nga tmerri që po përjeton dhe që, përpara vetvetes, nuk llogarit askënd.

Nuk do t’ia dëshironim kujt një fat të ngjashëm me atë të polices së Shqiponjave, ama garancitë janë zero.

Punonjësja e policisë e cila bëri qëndresë ndaj kolegëve të saj ditën e djeshme për të mbrojtur banesën ku jeton, është pezulluar përkohësisht nga detyra. Blerta ka treguar se ditën e djeshme është kontaktuar nga eprorët për t’i thënë se do të pezullohet për shkak se nuk ka lejuar përmbarimin të kryejë detyrën.

‘Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrotja shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”- tha efektivja e policisë.

Blerta Dervishi është pjesë e patrullës Shqiponja në Policinë e Shtetit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përfshihet nga stuhia avioni ku udhëtonte Princi William dhe Kate

Aktualitet

Përfshihet nga stuhia avioni ku udhëtonte Princi William dhe Kate

Një stuhi e fuqishme përfshiu Pakistanin dhe detyroi avionin ku udhëtonin Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate të anulonte uljen në aeroportin e parashikuar. Avioni “Voyager” i Forcave Ajrore...

Shkodra pa energji elektrike, qendra e qytetit në terr

Aktualitet

Shkodra pa energji elektrike, qendra e qytetit në terr

Prej më shumë se një ore, qendra e qytetit të Shkodrës ndodhet në errësirë të plotë. Shëtitorja kryesore e qendrës së qytetit që përshkojnë qytetarët çdo mbrëmje është në “pushtetin” e...

Kokaina për pak kaloi...! Skaneri nuk dha sinjal të kuq në kontenierët e parë

Kronikë

Kokaina për pak kaloi...! Skaneri nuk dha sinjal të kuq në kontenierët e parë

Porti i Durrësit është vendosur në gjendje alarmi pasi dy nga katër kontenierët me kokainë të nisur nga E3kuadori kanë arritur ti shpëtojnë kontrolleve. Skanimi i kryer në datat 20...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!