Ambasadorja gjermane do flasë me Gjuzin, Lefterin e ku thërret qameti

Hënë, 18 Mars 2019 20:05

Ambasadorja qesharake e Gjermanisë serioze, duke dhënë sot një prononcim për situatën në Shqipëri, nën këtë okelio në fakt foli për marrëzira që nuk kanë lidhje fare me këtë realitet. Ajo na mahniti me tekstin që për hir të së vërtetës tejkalon dhe ligjërimin e Taulant Ballës.

Në prononcimin e saj, ajo, deklaroi: “Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend”

Është sureal reagimi që bën ambasadorja e qeverisë Federale Gjermane, një nga shtetet më serioz në Evropë, shtet i cili mbi këtë seriozitet u ringrit mbi dy luftëra botërore dhe pikërisht mbi këtë seriozitet është sot superfuqi e botës. Kjo gjermani është bërë nga personalitetet dhe burra shteti si Schumann, Adenauer, Kohl, Gencher.

Nuk u bë Gjermania me autokratë e diktatorë. Këta të fundit e çuan Gjermaninë në ngrehinë. Në këtë këndvështrim zonja ambasadore duhet të përfytyrojë pak sikur ministri i Brendshëm Gjerman të kapej në bashkëpunim me trafikantë dhe grup të organizuar kriminal për trafik droge. Çfarë do të ndodhte në Gjermani që ministri i Brendshëm me makinën e tij zyrtare të shtetit trafikonte drogë. Çfarë do të ndodhte në Gjermani sikur të dilnin përgjime në të cilën grupet e kokainës të diktonin rezultatet e zgjedhjeve të diktuara mbi 20%.

Është e trishtueshme dhe qesharake ë mendosh se Gjermania, Qeveria Federale do të flasë për fatinë  Shqipërisë me kategori si Kujtim Gjuzi e Lefter Maliqi. Akti i opozitës duhet marrë seriozisht që Shqipëria të spastrohet njëherë e mirë nga marrja me qira që krimi ka bërë me shtetin dhe kjo vetëm në kohën e Edi Ramës dhe vetëm me strategjinë e Edi Ramës.

Është hera e parë që një ambasadore vendos “kandidaturën” për anëtare e kryesisë së PS, në kuvendin e datës 23./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 19 Mars 2019 10:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...