VIDEO/ Studentët diskreditojnë ministrin Lleshaj: Për ç’a e këshilloje Ramën kur u mbush vendi me kanabis?

E mërkurë, 20 Mars 2019 12:03

Një incident ka ndodhur sot gjatë vizitës së Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Durrës. Lleshaj i shoqëruar nga kreu i Policisë Ardi Veliu dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ku është pritur me protesta nga studentët.

Në momentin që Lleshaj dhe Dako mbërritën në universitet u pritën me thirrjet “turp”, “turp”, “turp”. Dako ka hyrë brenda ndërsa ministri i Brendshëm është përballur me studentët. Një nga të rinjtë e akuzon ministrin e se e ka helmuar me gaz lotsjellës.

Lleshaj: Çfarë do doje prej meje?
Studenti: Për çfarë keni ardhur këtu? Ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë. Ju jeni qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim vesh një orë më parë se po vjen ministri. Sikur është duke ardhur shërbimi sekret.
Lleshaj: Ju e caktoni ku hyj unë e ku nuk hyj unë.

Studenti: Nuk e caktojmë ne, ne duhet ta dimë.
Lleshaj: Kush jeni ju?
Studenti: Unë jam Ndrec Pjetraj qytetar i këtij vendi që ti më kë helmuar mua. Je ministri i Brendshëm, na ke helmuar me gaz.
Lleshaj: Nëse do të vish të komunikosh hajde komuniko mos fol kështu.
Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh me lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni, hë na thoni? Kush janë masat që do merrni? Do më arrestojnë këta shoqëruesit tuaj. Turp t’ju vijë!
Lleshaj: S’kam ardhur për këtë punë.
 
Pas ministrit të Brendshëm në universitet ka hyrë edhe Vangjush Dako. Studentët e kanë pritur me thirrjet ‘turp, turp…’, si dhe e kanë akuzuar për betonizim të qytetit të Durrësit. Shihni më poshtë videon që sjell Lapsi.al 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...