Si nuk ka një socialist t’i thotë Kryeministrit: Ndalu more, se ke luajtur nga fiqiri

E Enjte, 21 Mars 2019 17:23

Nga Agron Gjekmarkaj –

Dita e Enjte mbledh gjithë qelbin e javes kudo neper Shqiperi dhe e derdh pa meshirë por meritueshem mbi fytyren tonë ! Ti pret një selfie me syte e bukur të një dite pranvere per të marrë atë energji që afron natyra me shkelqimin e saj por ajo nuk mberrin kurrë ! Vend i një mijë bukurive me njerëz që e urrejnë të bukuren pat thënë agut të kohes me ofshame Faik Konica “mesuesi” i Kryeministrit ! Dielli shndrit e pak po nxeh si në epos por askush se ka mendjen aty tek sheh një parlament gjysmagjel te rrethuar me policë e perballë tyre mijera protestues të Opozites tanimë jashtë tij perfundimisht ! Një krize e pazakonte ka mberthyer politiken e cila dite pas dite po shnderrohet në sinozit kronik brenda kokave të qyterave. Edi Rames nuk ka kush ti flasë !

Në PS dhe në “Rilindje” nuk paska bir a bijë nënë ti thotë atij “ndalu more se ke luajtur nga fiqiri”! Ministrat, deputetet, dinjitaret, veteranet kanë fshehur ballin mes vesheve të ngritur e vetullave të harkuara nga ankthi e nuk bëzajnë ! Shoqeria është thyer ne mes! Askush nuk po flet shoferit makina e te cilit po rreshqet ne humnerë e per të cilen na thuhet , plasni sytë se kjo është parajsa! Reagimet, protestat zënë njëra tjetren ! Një vit pa u ndalur, artistet vigjelojnë për të ruajtur teatrin e cili do te shembej për të ndertuar klientet e qeverisë nja shtatë kulla te larta qamet! Prej katër a pesë muajsh banoret e unazes së re janë në barrikadë për të mbrojtur shtepitë e tyre !

Fytyra e qeverisjes aty tejkaloi edhe fantazinë. Një prej skandaleve më te medha u zbulua duke shenuar një rekord boteror babëzie, 20 milion euro për një kilometer rrugë ! Dy muaj e gjysem mbushen rruget dhe “pushtuan” fakultetet, studentet të cileve u tund në fytyrë të ashtuquajturin “Pakt për Universitetin” një dallmaç ky propagande që e ka tejkaluar edhe vetë projeksionin e “Rilindjes” në të genjyer pa turp, me shpejtësi dhe kurajo! Prej një muaji Opozita ka djegur mandatet e deputetve të saj dhe kesisoj gjysma e popullit nuk është me i perfaqesuar !

Dy demonstrata të medha kanë zënë faqet dhe ekranet e mediave kryesore te botes ! Shteti mbi ta ka hedhur gazlotsjelles dhe kjo lënde kimike është karakteristika e mandatit të dytë të Edi Rames! Në Lushnje dje mijera fermere derdhen qumshtin me të cilin jetojnë se nuk dinë ku ta çojnë sepse represioni fiscal ndaj tyre është mbytes ! Presidenti i Republikes nga Pogradeci bëri një deklaratë tronditëse dhe të pazakonte me disa lexime ! Në skajet e asaj që tha shquhen dy gjera që bëjnë me teper pershtypje ! Mundesia e dorheqjes dhe krahasimi me Salvador Alliende Presidentin qe u vra në pallatin Moneda te Santiagos teksa Pinoçeti po kryente grushtin e shtetit duke nenkuptur se po vendoset një junte e cila qeveris me police ! Sa do jetë gezuar Edi Rama nga krahasimi por edhe merzitur gazep nga mesazhi i koduar që ka marrë.

Ajo çka tha Ilir Meta u mor nga mbi 180 agjensi boterore bashkë me pikpyetjet perkatese mbi mungesen e normalitetit demokratik ! Protestuesit e kesaj dite bojatisen me te kuqe , “gjaku i deshmorve”siç thuhej rendom gjatë regjimit të kaluar deputetet e “opozites se re” të cilet ne fakt Edi Rama po i bojatis me te zezen e turpit ! Ky grup qe duartrokitet çdo ditë nga mazhoranca është treguesi që nuk le medyshje i korrupsionit etik e jo vetem të ulur këmbekryq mes nesh ! Cfarë mjerimi “opozita e re” ! Boja në xhaketat e tyre deshmon sa e perfaqësojnë ata opoziten e vertete!

Një dosje me përgjime i ka treguar botes sa e goditur në legjitimitet është kjo qeveri ! Prokuroria tanimë mashë në duart e Kryeministrit bën presion mbi Kryetarin e Opozites Lulzim Basha ! Gjykata kushtetuese nuk ekziston më. Mbi të tjerat ka rënë po ashtu damllaja ! E vetmja industri që sot punon në vend është policia e cila administron jeten e perditshme nga njëra proteste në tjetren të një populli që iken nga sytë këmbet ! Zgjedhjet lokale rrezikojnë të mos bëhen ! Kjo është panorama e një vendi për te cilin Kryeministri kerkon ti hape muze rakie e vere per ta dehur ende më ! Te dehurit duhet të duartrokasin “normalitetin” e një vendi që po çmendet sepse një burrë është lidhur pas karrikes së Kryeministrit të cilen e merr me vete edhe kur fshihet. Ipeshkvi Vinçenso Paglia kreu i Shën Exhidios së Romes një personazh i veshur me mister i njohur per misionet e tij te veshtira kudo qe ka kriza erdhi në Tiranë ! Takoi Meten, Bashen, Berishen dhe Erjon Veliajn ! Kohë më parë mbi 23 vjet pat nxitur marrveshjen Milosheviç-Rugova per arsimin, largimin e Rugoves nga Prishtina gjatë luftes, marrveshjen Nano-Berisha etj ! Ndoshta , Vatikani I cili Skenderbeun e parë e kishte shume për zemer dhe e therriste “atlet i Krishtit” po perpiqet në këtë moment që edhe Skenderbeun e ri ta sjellë në fe nepermjet “ekzorcistit” që zgjidh krizat !

Panorama.com.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...