Shullazi në gjurmët e Dajtit!

Hënë, 25 Mars 2019 16:27

Nga Flamur Vezaj

Telenovela e procesit gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit dhe “bandes” se tij, po vazhdon prane Gjykates se Apelit per Krime te Renda! Ashtu si telenovelat me disa seri edhe zvarritja e gjyqit nga Shullazi po vazhdon me seri, duke munguar avokatet dhe te pandehurit me radhe! Kjo mungese e qellimshme, e urdheruar nga Shullazi, po perdoret vetem qe ky i fundit te fitoje kohe! Te fitoje kohe dhe ti “mbush” mendjen me te gjitha menyrat (me punesime te afermeve ne administrate, nderhyrje politike, financiare por edhe kercenime) tre nga pese gjyqtareve te Gjykates se Apelit! Te gjitha keto veprime, per te vetmin qellim, uljen e masave te denimit, duke i pranur gjykimin e shkurtuar meqe pafajesi nuk po arrin te siguroje edhe per kunder premtimeve qe i jane bere! Per te siguruar uljen e denimit dhe gjetjen e “arsyetimit procedurial” Shullazi po perdor te njejten taktike si te shokut te tij Dritan Dajti! Ky i fundit mendohet se eshte edhe “keshilltari” i tij ligjor, per menyren e perfitimit te uljes se denimit! Gjithashtu thuhet se Shullazi, i ka kerkuar avokateve mbrojtes qe te parashtrojne prane pese gjyqtareve qe po e gjykojne ate dhe “banden” e tij, vendimin e Dajtit si praktike gjyqesore te ndjekur nga Gjykata e Apelit por me nje trup tjeter gjykuese! Ky veprim procedurial nuk eshte i vetmi, pasi per uljen e mases se denimit per Shullazin veç avokateve e zyrtareve te tjere te politikes, mesohet se jane interesuar direkt edhe dy biznesmenet e njohur qe kane nderhyre edhe ne rastin Dajti me inicialet G.D. e A.I. te njohur nga policia! Por edhe ne kete rast, sic duket si policia edhe prokuroria e perkohshme me shoqen D.Prela po presin qe edhe Shullazi te fitoj ulje denimi si Dajti dhe me pas ata te “nderhyjne” me veprime hetimore proceduriale! Por deri atehere te presim, ashtu sic po presin edhe diplomatet e ambasadave te huaja ne Tirane, te cilet po ndjekin nga afer kete proces gjyqesor si asnjehere tjeter, e kjo vjen per shkak rrezikshmerise se ketij personazhi dhe lidhjes se tij me politiken ne Shqiperi, ku nuk mungojne bisedat e sms edhe nga qelia e “313” me telefonin e llojit “Blackberry”! Pa fol ketu per privilegjet qe perfiton me urdher nga larte, si takime speciale, takime ne grup, me persona jo familjare e me precedent penale, ushqimin catering nga jasht cdo dite (edhe peshk qe eshte e ndaluar), ajrosjen pa orar, telefonin e llojit “Blackberry” ne qeli e shume sherbime tjera qe te paraburgosurit e tjere as nuk i imagjinojne! E te gjitha keto me leje nga larte!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...