“TURSHITË” E BALLKANIT PERËNDIMOR

Hënë, 25 Mars 2019 17:09

Nga Qemal SAKAJEVA

Të gjitha vendet e  Ballkanit, të emërtuara “Brukselisht”  si Perëndimi i Gadishullit  - Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova - përgatitjen  e turshive gjatë vjeshtës e kanë mjeshtëri kulinarie, shtëpiake dhe industriale:  perime të ndryshme i futin për t’u regjur me kripë ose me uthull në vozë,  kade, çeberr, shekë ose tinar (sa shumë lloje enësh prej druri për to!), apo  qypa të mëdhenj qeramike, ndërsa industrialisht në kavanoza qelqi, për t’u ngrënë gjatë dimrit. Këto gjashtë vende, qysh nga Samiti i 12 korrikut 2017, mbledhur në Trieste të Italisë, përfundimisht janë futur  turshi, për t’u  përdorur s’dihet se kur?! Bashkimi Europian nuk thotë  kohë të caktuar, ndërsa shtetet do të dalin nga qypi një nga një dhe jo në grup, mirëpo duke dëgjuar amerikanët  (dihet që amerikanët janë më të saktë edhe politikisht) - siç pati thënë  Ndihmës Sekretari i Shtetit  Hoyt Brian Yee - këtyre vendeve do t’u duhen edhe 30 vjet të tjerë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Për këso rastesh, në Myzeqe thuhet: “Siç tregojnë bathët, pashkët janë larg”.

Shqiptarët, por dhe serbët, maqedonasit, malazezët, boshnjakët, popullit të  Kosovës, nëse do t’u ishte thënë që,  as 26 vjet pas shembjes së komunizmit - një brez i plotë njerëzor - nuk do të qenë gati të pranoheshin në “Parajsë”, domethënë në Bashkimin  Europian (E duam Shqipërinë si gjithë Europa), ndoshta nuk do të kishin patur entuziazmin  e jashtëzakonshëm për shndërrimet demokratike, të bënin kaq sa kanë bërë. Por kur edhe pas 26 vitesh nuk u caktohet një kohë (Aleksandër Vuçiç tha në Bruksel se  nuk do të mund të presin “si patat në mjegull”), apo u thuhet flurthi  “pas 30 vitesh të tjerë” - edhe një brez tjetër njerëzor më vonë -   ndër shqiptar kjo  bisedohet sipas thënies së tyre që, “deri atëherë nuk i dihet, o gomari, o i zoti”.

Edhe në Bashkimin Europian, edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, të rënë në një emërues të përbashkët fare pa bisedime, e kanë përcaktuar shkakun e stërzgjatjes sipas hallit të vetvetes: Brukseli ka pranuar se është i “lodhur nga zgjerimi” (Jean -Claude Junker ka thënë “nuk e kemi mendjen te zgjerimi”), kryeqytetet e vendeve “turshi” u kundërpërgjigjën secili për vete se  janë të “lodhur nga durimi”. Në rrethanat politike të lodhjes së ndërsjellë “të heronjve”, Bashkimi Europian i shkundur nga themelet  prej Brexit-it dhe i tronditur financiarisht deri në majë  nga borxhet e çmendura greke, shpiku mekanizmin stërvitor të zonës ekonomike rajonale për të gjashtë vendet të cilin, nëpër këtë hapësirë ballkanike por dhe në atë europiane, e cilësojnë si krijim i Jugosllavisë së Re + Shqipëria. Ka të tjerë që, këtë e quajnë hamendësim prej nostalgjisë, madje e cilësojnë idiotësi e marrëzi të atyre që e thonë. Por ky detyrim europian, gjerësisht po lexohet edhe kështu: as futje në oborrin e BE të Ballkanit Perëndimor, as lëshim  i Ballkanit Perëndimor në prehër të Rusisë.

Ndërsa shtetarët thoshin e thonë e do të thonë se mendojnë për të gjithë, qytetarët kanë bërë, po bëjnë  e do të bëjnë zgjidhje  veç e veç. Sipas statistikave 40 për qind e shqiptarëve kanë emigruar në vende të  Bashkimit Europian, në SHBA e në Kanada. Po të llogarisim që në Shqipëri ka 650 000 pensionistë dhe 700 000 fëmijë e të rinj që shkojnë në shkolla, i bie që në vend të ketë mbetur një popullsi e pakët, e  moshës përtej shkollës dhe para pensionimit.

Arsyeja e këtij vonimi infinit? Ndër qytetarë ballkanas thuhet “për shkak të Rusisë”. Serbët e Malit të Zi dhe të Serbisë, por  dhe maqedonasit  besojnë te Bashkimi Europian në një përqindje aq të ulët sa të lind dyshimi, a mos vonesat e integrimit vijnë prej sllavëve të jugut? Kurse shqiptarët - të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi - e mbështetin  pa kushte ekzistencën  e Bashkimit Europian dhe ëndërrimi më i fuqishëm i tyre është qenia pjesë e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...