‘Kolltuqe ku shtrihen derrat e gazetarisë’/ Lubonja i përgjigjet Ramës, tregon detajin nga dokumentari i Rai

E mërkurë, 27 Mars 2019 09:10

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e “News 24”, tha se kryeministri Rama nuk çon njerëzit e tij në studiot televizive për t’u përballur me të vërtetat pasi u mungojnë argumentet.

 “Keni parë që të na vijnë në emision përfaqësues të Partisë Socialiste të mbrojnë pikëpamjet e tyre. Unë po të kem të drejtën me vete nuk kam frikë nga Zoti jo nga Fatos Lubonja, Andi Bushati, Ylli Rakipi. Këta nuk çojnë njerëz nëpër ato që ky i quan kolltuqe ku shtrihem derrat e gazetarisë. Pse nuk çon njerëz kur ti ke të drejtën me vete, ke gjithë këtë popull me vete, argumentet me vete. Jo sepse ti nuk i ke me vete. E patë atë emisionin e Rai Due. Këtu asnjë nuk e kapi nga mediat. Ai tha, sipas të dhënave të ambasadës italiane, ka 1 mijë ndërmarrje italiane në Shqipëri. Sa ndërmarrje tha Edi Rama tek Bruno Vespa? 20 mijë ndërmarrje. Gënjejnë dhe nuk vijnë këtu të ballafaqohen me provat”, tha ai.

Lubonja shprehet se lidhjet e qeverisë me krimet janë të mëdha dhe se ka mbetur që kriminelët të vijnë dhe të na thonë dilni nga shtëpia.

“Nuk i mbulon dot lidhjet e Vangjush Dakos, Durrësi është qytet i rëndësishëm apo jo, me krimin. Nuk e mbulon dot Roshin me këto parulla. Po edhe Tiranën. Ai premtoi zero ndërtime. Tani po mbushet me kulla. Këto janë paratë e krimit. Kjo tregon që krimi i lidhur me pushtetin ka peshë në zgjedhje. Çfarë do presim? Të na vijnë kriminelët në shtëpi dhe të thonë dil nga shtëpia? Se e kam unë! Kjo është e imja! Këto janë fakte. Janë shumë, nuk janë pak. Ndaj gjithë këtyre, heq 8 ministra dhe nuk na thotë pse i hoqi. Të gjitha këto janë kontradiktore. Ose je vërtet kaq mirë dhe nuk ke nevojë të heqësh 8 ministra. S’ke nevojë të lëvizësh Roshin, ose të heqësh 15 deputetë që të dalin me krim. Ose njëra ose tjetra. Nuk shkojnë të dyja bashkë”, u shpreh ai.

Analisti paralajmëron edhe futjen e Shqipërisë në putinizëm të një mazhorance qeverisëse.

“Ka gjasa që Shqipëria të futet në një putinizëm. Jo Putini sepse Putini ka naftë dhe prodhon, sepse nuk mund të mbahet Rusia me krim. Tek ne, putinizmi, kam idenë e një partie mazhoritare që nuk ka rival. Putini në fillim bënte zgjedhje dhe ishte 50 me 50 me kundërshtarët. Kudo në botën demokratike një forcë politike konsumohet dhe fillon e bie. Tek Putini shohim që ngrihet dhe opozita është thjesht fasadë. I kemi këto rreziqe, duke pasur parasysh dobësitë e shqiptarëve që ikin”, tha gjithashtu.

Modifikuar më E mërkurë, 27 Mars 2019 13:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...