Kur nuk funksionon mirë truri, nuk ruhen vlerat njerëzore e kombëtare ...?!

E Enjte, 28 Mars 2019 15:16

Nga Skënder MULLIQI

Duket së asgjë nuk po na ndihmon, nuk po na gjendet ilaq që të dalim nga qorrsokaku në të cilin kemi hy si shtet dhe si komb.Nuk kemi asnjë reagim as nga populli.Nuk po na gjendet terapia edhe pse sëmundjën po e dimë të gjithë.Ju kemi merzitë edhe Perëndisë! Po bankrotojmë politikisht dhe po bankrotojmë edhe në planin ekonomiko-social…Fajtori është jetim, nuk e pranon askush, po në fakt fajtor jemi të gjithë, së vet jemi bërë kumbarë I fatit të keq. Është krijuar një armatë e tërë e të paknaqurëve, dhe që është edhe më keq , nuk kemi asnjë reagim serioz deri më tash për ta ndryshuar gjendjën për të mirë në Kosovë. Të gjitha qeveritë u treguan të pa afta, së në fakt këto qeveri u përbën nga njerëzit e pa aftë për ta ushtruar detyrën .U legjitimua korrupcioni dhe krimi, fenomene këto rrënuese për shtetndërtim dhe mirëqenje. Gjithnjë e më e zymtë po duket edhe e ardhmja jonë.Shumica e shqiptarëve të Kosovës , sot sillen posht e përpjetë pa u interesuar shumë që ta marrin fatin në duar të veta.Kan zgjedhur si rrugë të vetme largimin nga Kosova, e cila gjë më së shumti po ju shkon për shtati armiqëve të Kosovës.
Nevoja që të dalë ndonjë shpëtimtarë është e madhe.Si duket shqiptarët janë mësuar të jetojnë nën diktat.Pyetje qendrore është as një politikan dhe as partite politike nuk I realizuan interesat e qytetarëve .Dhe, asnjëri nga këta politikan nuk pyeti:pse shumicës po ju shkojnë punët keq? Shumica janë të pa punë, edhe ata që punojnë sidomos në sektorin privat kan paga mizerable.Edhe pas 20 vitesh që është periudhë e gjatë nuk kemi ndonjë kthesë pozitive . Pa punësimi I të rinjëve për nga numri I banorëve që ka Kosova , sigurisht është më e larta në Evropë. Aq më keq kur rinia nuk e kan mundësinë e levizjës pa viza në shtetet e Evropës. Deri më sot shumë herë e “ fituam liberalizimin e vizave” sipas pushtetarëve. Kosova është kthyer në tokë nga e cila po ikët sa më largë saj. Asgjë nuk na ka mbetë tjetër pos mediave që të lirohemi nga frustrimet e akumuluara.Po sa ja vlenë kjo se? Gjithnjë e më shumë po i humbim vlerat morale, po e humbim dinjitetin, nuk jemi duke i menduar gjerat mirë.
E pa besueshme së si nuk po dimë ti çmojmë vitet, të cilat po I humbim pa bërë gadi asgjë.Dhe, sikur po presim të na ndodhë ndonjë tragjedi e re , që serish të fillojmë nga e para! Natyrisht së asgjë nuk ndryshon vetevetiu , pa ja ba hyzmetin.Për të pasur sukses në jetë, nevoitet të jemi të gatshëm ti përballojmë të gjitha sfidat, e jo duke u larguar nga problemet e paraqitura. Fakti së shumica po i bëjnë gadi pasaportat dhe valigjët për ta kaluar kufirin , është tregues I mjaftueshem së ku jemi katandisur. Askush nuk I fiton as të drejtat elementare për jetë, pa i bërë levizjët e duhura shoqërore, kjo le të jetë e çartë për të gjithë…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...