Erdoganin e mundi Ataturku

Tuesday, 02 Prill 2019 19:25

Zgjedhjet lokale në Turqi u provuan të mos ishin të një formati lokalist, por një formë referendumi për politikat e ndjekura nga Presidenti Rexhep Tajip Erdagon. Harta turke e dalë nga zgjedhjet e fundit flet edhe për një fakt tepër interesant, për një rikthim në ngjyrimin laik të Turqisë së Ataturkut.
Kthimi i pjesës perëndimore të Turiqsë në bastione të republikanëve ataturkistë u kulmua me marrjen e Ankarasë dhe Stambollit. Për këtë “Qytetin e Botës”, ngadhënjimin opozitar mund ta përshkruajmë me vet fjalët e Erdoganit, “Kush fiton Stambollin fiton Turqinë”.
Dhe në këtë referendum, u ndeshën jo parti, por dy ideologji të ndryshme. Në njërën anë qe ideologjia republikane laike ose më saktë shtetformuesja e Turqisë Moderne dhe në anën tjetër ishte mbetja mesjetare-islamike e përfaqësuar nga Erdogani. Për të kuptuar se pse përbën kaq kosto shkatërrimtarë për Erdoganin humbja e zgjedhjeve, duhet të kuptojmë ofensivën erdoganiste kundër shtyllave laike të Turqisë, veçanërisht në fushat e kulturës dhe shkencës.
P.sh. heqja e teorisë së evolucionit të Çarls Darvinit nga kurrikulat shkollore të Turqisë, bazën kryesore të shkencës antropologjike dhe biologjike, s’mund t’i përngjante veçse një fermani të mbjelljes së injorancës.
Ideja e fundit e Erdognit për shndërrimin e monumentit botëror të Shen Sofisë në xhami, e cila u bë muze nga vetë Ataturku, flet për trajektoren mesjetare ku Erdogani planifikon ta degdis Turqinë. Orkestrimi i grushtit të shtetit dhe shndërrimi i Turqisë në një shtet-burg për gazetarë është një tjetër dëshmi që i bashkohet epitafit politik të Erdoganit. Por, mbi të gjitha, nëse qëmtojmë emëruesin e politikave neo-otomane, kuptohet se Erdogani po sulmonte pikërisht shtyllën vertebrale ku qëndron sot shteti modern turk i dalë nga Perandoria Osmane.
Prandaj, në këto zgjedhje lokale kemi një rikthim të frymës së Ataturkut ndër qytetarët turq dhe një kërrusje dhe rënie të polikave neo-otomane, zgjatimi i të cilës ka ndikuar me pasoja të mëdha për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjë Hercegovinën.

Modifikuar më E mërkurë, 03 Prill 2019 10:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...