Shqipëria: Në kufijtë minimalë të financimit të shpenzimeve publike

Saturday, 06 Prill 2019 09:04

PROF. DR. PETRAQ MILO*  

Politikat e zhvillimit, të fokusuara në drejtim të uljes së varfërisë, të zbutjes së pabarazisë, si dhe të mbështetjes së rritjes ekonomike, lidhen me një nga çështjet kryesore: atë të financimit të zhvillimit të qëndrueshëm në periudhën afatgjatë.

Financimi  kryesisht nga të ardhurat totale të qeverisë, është një instrument që forcon pavarësinë financiare të vendit nga ndihmat e huaja si dhe nga praktikat negative të financimit të shpenzimeve publike. Një politikë fiskale e cila mundëson rritjen e kapacitetit të mbledhjes së të ardhurave, dhe po ashtu nivelin e shpenzimeve, është një mundësi për vendin që të përmirësojë cilësinë e shërbimeve publike dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

Pyetja që shtrohet është: a ka mundur vendi ynë të përfitojë nga reformat e ndërmara në këtë periudhë tranzicioni një nivel të të ardhurave publike te mjaftueshme për të financuar në mënyrë të qëndrueshme për të plotësuar nevojat optimale të shërbimeve publike, dhe në çfarë raporti qendron me vendet e tjerë në përgjithësi? Po raporti me vendet e rajonit cili është në veçanti ?

Në analizë janë marrë vitet 2000 – 2018, duke e konsideruar periudhën 1991- 1999 si një fazë paraprake të tranzicionit. Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë një sërë reformash në drejtim të politikave dhe administrimit të taksave dhe të të ardhurave të tjera publike. Objektivi nuk është të vlerësojmë se cila nga këto reforma të ndërmara është më eficente se tjetra. Ajo që duam të vlerësojmë është performanca apo rezultati i reformave të ndërmara, dmth rezultati fiskal. Ne kemi analizuar diferencën e të ardhurave dhe të shpenzimeve publike totale në dy vite të skajshme të periudhës 18 vjeçare, dmth vitin 2000 dhe vitin 2018.

Kjo analizë na mundëson që të shikojmë më qartë se në çfarë niveli qëndron vendi ynë në kapacitetin e mobilizimit të të ardhurave publike, dhe si rrjedhim në mundësinë e financimit të shpenzimeve publike në raport me vendet e tjera. Një nivel më i lartë i shpenzimeve publike supozohet të sjellë me shumë përfitime për shoqërinë. Në rastin e Shqipërisë, niveli i të ardhurave totale publike është zgjeruar 1.6% të PPB, ndërsa shpenzimet janë tkurrur në 3.9% të PPB. Në tabelën e mëposhtme është bërë një krahasim po për të njëjtën periudhë për grup-vendet e Zonës Euro, për grup-vendet e Bashkimit Europian, për grup-vendet Aziatike, për grup-vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, për grup-vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe të vendeve të Ballkanit Jug- Perëndimor (pa Shqipërinë dhe Kosovën). Ndryshimi në nivelin e të ardhurave dhe të shpenzimeve në % të PPB është një nga treguesit e rezultatit të reformave të ndërmarra në këtë periudhë, si të reformave fiskale, reformave strukturore, reformën territoriale, reformat e administratës, të drejtësise, të reformave ndaj korrupsionit, apo reformave në drejtim të minimizimit të burokracisë, etj.

tabela-Milo

E para, krahasuar me grup-vendet marrë  në analizë si rezultat i të ardhurave dhe i shpenzimeve, Shqipëria tregon një performancë apo rezultat të dobët.

Zgjerimi i të ardhurave qëndron me i ulti krahasuar me të gjitha grup-vendet, përjashtuar vëndet e Bashkimit Europian. Por kapaciteti i mbledhjes së të ardhurave dhe i shpenzimeve në këto vënde është mbi 65% më i lartë. E dyta, rezultat më negativ mbetet tkurrja e shpenzimeve publike në -3.9% të PPB, e cila e krahasuar me grup-vendet e Ballkanit Jugperëndimor është vetëm -0.4% e PPB; ndërsa krahasuar me grup-vendet e tjera, rezultati është shumë negativ si në rastin e vendeve të zonës euro, ku shpenzimet publike janë zgjeruar me 0.7% të PPB, të vendeve aziatike me 12.1% të PPB, të vendeve të Amerikës Latine me 3.2%, si dhe së fundmi me 6.3% të PPB për vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Një tjetër tregues që duhet të përmendim ështe kapaciteti apo niveli i mbledhjes së të ardhurave në % të PPB, një tregues që mundëson kapacitetin e financimit të shpenzimeve publike. Shqipëria në vitin 2018 mbetet vendi me kapacitetin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike në 27,7% të PPB, nivel me një diferencë të theksuar me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e Zonës Euro përkatësisht 45.9% dhe 44.2% të PPB në vitin 2018, të vendeve të Ballkanit Jug Perëndimor në 40.6% e PPB. Po ashtu mbetet më i ulët se vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut, të cilat kanë një kapacitet të mbledhjes së të ardhurave në 29.5% të PPB.

Niveli i mbledhjes së të ardhurave është vetëm në rreth 1.8% të PPB dhe 1.7% të PPB me i larte se vendet e Azise dhe vendet e Amerikë s Latine. Një krahasim tjetër që është po aq i vlefshëm është ai i vlerësimit të përpjekjes fiskale pë r të shtatë vendet e Ballkanit Jugperendimor. Pë r shkak të pamundë sisë së të dhënave pë r Malin e Zi pë r vitet 2000 – 2001, është krahasuar periudha 2002 – 2018.

tabela-Milo1

Nga krahasimi i vendeve të Ballkanit Jugperë ndimor rezultati i reformave në kë ë periudhë kohe ka rezultuar negativ pë r vendet si Bosnja – Hercogovina, Maqedonia dhe Shqipë ria, të cilat kanë pasur një tkurrje si të të ardhurave dhe shpenzimeve. Por duhet të konsiderojmë që këto vende kanë pasur konflikte të cilat kanë ndikuar në rezultatin e reformave.

Gjithesesi, dhe me kë të tkurrje, niveli i të ardhurave dhe i shpenzimve të ketyre vendeve është më i lartë se Shqipëria, gjë që tregon se kanë mundë si më të më dha të financimit publik. Ndë rsa me vendet e tjera, Shqipë ria tregon një rezultat negativ. Kë to vende kanë mundur jo vetë m të zgjerojnë nivelin e të ardhurave publike, por edhe nivelin e shpenzimeve. Ndërsa krahasimi me Kosovë n është shumë më me vlerë për shkak se së pari, po për të njëjtën periudhë, por me eksperincë shumë më të pakët të administratës dhe të institucioneve, Kosova ka pasur një zgjerim të të ardhurave në 9.0% të PPB dhe zgjerim të shpenzimve në 16.2% të PPB.

E dyta, po të konsideronim edhe kontributin e shyllës së parë të sigurimeve shoqë rore (për arësye se nuk aplikohet në Kosovë ), niveli i të ardhurave do të ishte më i lartë krahsuar me vendit tonë . Si rrjedhojë Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon përsa i përket nivelit të mbledhjes së të ardhurave publike në raport me PPB. Krahasuar me këto vende, Shqipë ria tregon një performancë të dobët fiskale, por dhe një pamundësi për të mobilizuar një nivel të të ardhurave, të cilat do të mundë sonin financimin në mbështëtje të zhvillimit ekonomik dhe social. Grafiku i mëposhtëm tregon se vendet e Ballkanit Jugperëndimor si Bosnje Hercogovina, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë një nivel të mbledhjes së të ardhurave që përafrohet me vendet e Bashkimit Europian. Gjithashtu, edhe vete qendrueshmeria e nivelit te mbledhjes se te ardhurave tregojne per nje eficience te administrimit te te ardhurave ne drejtim te optimizimit te bazës tatimore duke minimuazuar informalitetin, shmangiet, si dhe korrupsionin.

tabela-Milo13

Për ta përfunduar analizën, një vlerësim i performancës qeverisëse në literaturën ekonomike (Tanzi, Afonso, Schuknecht, 2003), mbetet krahasimi i prodhimit të përgjithshëm bruto me kapacitetin e mbledhjes së të ardhurave publike dhe si rrjedhim dhe me nivelin e shpenzimeve publike. Për të njëjtë n bazë krahasimi, në qoftë se një vend prodhon më shumë dhe ka një kapacitet më të lartë të mbledhjes së të ardhurave, ai vend ka një performancë më të lartë, dhe si rrjedhojë mundëson më shumë financim të shpenzime publike për arsim, shëndetësi, sociale, etj. Përsëri në analizë kemi marrë vendet e Ballkanit Jugperëndimor. Krahasimi është bërë për vitin 2017, për treguesit me të njëjtë n bazë krahasimi si prodhimi i përgjithshëm bruto, të ardhurat dhe shpenzimet publike për 1 milion banorë. Shqipëria prodhon më pak dhe mbledh më pak të ardhura publike për të njëjtën bazë krahasimi.

Ndërsa Kroacia prodhon 13.4 miliardë $ dhe mbledh 6.2 miliardë $ për 1 milion banorë, Shqipëria prodhon 4.5 miliardë $ dhe mbledh 1.3 miliardë $ për 1 milion banorë. Shqipëria renditet e fundit duke përjashtuar Kosovën.

tabela-Milo133

Është e pritshme që kapaciteti i mbledhjes së të ardhurave të jetë në një korrelacion me nivelin e prodhimit të pë rgjithshë m bruto, dhe gjithashtu këto dy tregues të jenë të lidhura dhe me shkallën e informalitetit, korrupsionit, etj. Një shkallë e lartë informaliteti, prodhon një nivel të prodhimit të përgjithshem bruto më të ulë t dhe tkurr kapacitetin e mbledhjes së të ardhurave. Këtij niveli të kapacitetit të mbledhjes së të ardhurave duhet t’i shtohen edhe shmangiet, korrupsioni, eficenca e administratës fiskale, dhe së fundmi dhe cilësia e sektorit publik përsa i përket legjislacionit fiskal. Kjo analize është e nevojshme për të kuptuar se aktualisht me këtë kapacitet të mbledhjes së të ardhurave jemi në kufijtë minimalë të funksionit të shtetit dhe në një kufizim maksimal të mundësisë së financimit të nevojave të shërbimeve publike.

Reforma fiskale, dhe në mënyrë të veçantë reforma për të rritur kapacitetin e mbledhjes së të ardhurave nëpërmjet taksave qendrore dhe vendore, nuk qëndron në ndryshimin vetëm të normave fiskale, një ndryshim që kryhet në minimumin e kohës, por në përmirësimin e administrimit fiskal. Kërkohet një ndryshim në modelin e administrimit fiskal për të zgjeruar bazën e taksimit si të të ardhurave personale, të të ardhurave nga fitimi i korporatave, të tatimit mbi pronën, etj. Kjo është një reformë e thellë, e cila do të kërkojë kohën e saj për të ulur në maksimum shkallë n e informalitetit, të shmangieve dhe të korrupsionit, dhe jo te vazhdojme me nje reforme te pjeseshme.

*Ekonomist

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...