Përfundimisht lexohet figura e Mogherinit

Saturday, 06 Prill 2019 11:27

BE përfunon mandatin e tij më 23 maj, për t’ia lënë vendin më pas zgjedhjeve të reja. Politika e ndjekur në drjetim të Shqipërise, leximi i figureës së Frederika Mogherimit që nga tanxhentet iraniane deri tek qendrimi në marrëveshjen Kosovë  – Serbi, nxori në pah të gjithë raportin, jo vetëm të figurës së saj personale, por edhe te dy blloqeve të majta e të djathta në Europë.

Vetë ish-kryeministri Italian, Renci, që e propozoi në atë post, deklaroi pak kohë më parë se jam penduar për propozimin e saj në atë detyrë.

Por figura të tilla dhe qëndrime të tilla pengojnë zhvillimin dhe vonojnë përparimin e një kombi të tërë, për të mos thënë që ajo ka penguar edhe qëndrimin eurioatlantik, përsa i përket Ballkanit Perëndimor. Sigurisht që Brukseli ka figura të jashtëzakonshme, si p.sh Lady Ashton, për të cilën flet me konsideratë të lartë edhe analisti politik dhe ekspert i Ballkanit, Bodo Weber:  "Ka një dallim kyç mes Lady Ashton dhe Mogherini. Përveç teknikës së negociatave, ekziston edhe fakti që Lady Ashton kurrë nuk lejoi Beogradin apo ndonjë parti tjetër të hapte çështjen e statusit gjatë negociatave. Mogherini kurrë nuk angazhohej t'i përmbahej këtyre parimeve të nënkuptuara që kurrë nuk u shkruan, por që u bënë të qarta në 2012 dhe 2013, kryesisht në Beograd, të cilat në mënyrë implicite e pranuan atë”.

Eshtë e trishtueshme që në shekullin  21 Brukseli të ketë zyrtarë si Mogherini që cenojnë interesat gjeostrategjike për një vend pune. Duke iu referuar përsëri Bodo Weberit, kjo është thjesht  "një qasje burokratike e quajtur progres i rremë dhe procesi, pasi gjithçka ka të bëjë me ata që mbeten në vendet e tyre të punës".

Por Mogherini nuk ka qenë vetëm, sepse ka edhe pseudopolitikanë që bëjnë marrëveshe me të ardhmen e kombit të tyre për një mamnisti të Gjykatës së Hagës.  “Në mesin e vendimmarrësve perëndimorë që me të vërtetë merren me Kosovën dhe këtë rajon, ekziston një vlerësim anonim që presidenti (Hashim Thaçi) e bën këtë vetëm për një arsye - për të shmangur një padi të Gjykatës Speciale. Nuk mund ta provoj këtë, por mund t'ju them se kam dëgjuar për ekzistencën e projekt-marrëveshjeve të ndryshme që gjoja përfshijnë elemente të amnistisë nga zyrtarët e lartë të BE-së”, plotëson Weber.

Modifikuar më Saturday, 06 Prill 2019 17:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...