Çfarë po ndodh mes Donika Prelës dhe Sandër Lleshajt?

Saturday, 06 Prill 2019 20:52

Donika Prela shigjeton policinë e Sandër Lleshajt për paaftësinë e saj dhe të Arta Markut për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë. Në një raport të 2018 që mban poshtë emrin e Donika Prelës dhe thuajse është i njëjti me raportin vjetor të 2017 të përpiluar nga Hajdarmataj, ka një mungesë bashkëpunimi konstruktiv mes prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe strukturave të policisë, të sektorëve përkatës në nivel qëndrorë si dhe me disa drejtori të policisë vendore.
“Mungesë e referimeve serioze për kryerjen e hetimeve proaktive për grupe të strukturuara kriminale, vepra penale të trafikimit të narkotikëve, njerëzve etj. Mos krijimi i kushteve dhe kapaciteteve njerëzore,(Punonjësve të policisë) për aplikim të metodave speciale të hetimit, për veprime simuluese dhe infiltrimit në përbërjen e grupeve kriminale ku evidentohen vetëm dy raste për vitin e kaluar, çfarë e bën të vështirë hetimin e aktivitetit të këtyre grupeve, ku e vetmja mënyrë e marrjes së të dhënave ngelet përgjimi i telefonave dhe me aq sa është e mundur përgjimi në vende publike dhe ndonjë rast në vende private”, shkruan Prela në raportin vjetor të vitit 2018.
Bëhet fjalë për raportin që u prezantua pak ditë më parë, kohë kur Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku iu përvesh prokurorëve të Krimeve të Rënda.
Sipas drejtueses së Krimeve të rënda, referemi i veprave penale të korrupsionit për zyrtarët e lartë është në shifra të ulta. Madje edhe ato raste që janë referuar ka pasur mangësi.
Në këtë pikë, Prela ka bërë fajtore policinë, pasi sipas saj, mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit.
“Evidentohet në shifra minimale referimi i veprave penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë me 3 referime dhe në sistemin e drejtësisë 7 referime edhe këto me mangësi në të dhëna, megjithëse shihet si një domosdoshmëri në luftën kundër ketij fenomeni mjaft shqetësues.
Për këtë kategori subjektesh mungon roli aktiv i strukturave përkatëse të policisë së shtetit, për të kërkuar dhe mbledhur informacione për veprat penale të korrupsionit me qëllim regjistrimin e procedimeve penale dhe kryerjen e hetimeve proaktive”, shkruan më tej ajo në raport.

Mos bashkëpunimin me Policinë, Prela thotë se e ka diskutuar dhe me drejtues të Policisë së Shtetit, por nuk ka pasur asnjë ndryshim.

“Megjithëse e kemi ngritur si shqetësim në të gjithë analizat e punës, takime me drejtues të policisë shtetit deri tani nuk është krijuar një seksion i veçantë për korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe funksionarëve të drejtësisë, e cila do i përgjigjej dhe organizimit të seksionit përkatës që ka kjo prokurori për veprat penale të korrupsionit, strukturë e cila do të sillte një bashkërendim më të mirë dhe identifikimin e rezultateve konkrete për këto vepra penale duke pasqyruar rezultate vetëm për këtë kategori veprash penale”, shkruan më tej Prela në raport.

Prokuroria për Krime të Rënda, duket se edhe me prokuroritë e rretheve është në konflikt edhe me prokuroritë e rretheve.

“Edhe në drejtim të hetimit pasuror evidentohen problematika të ndryshme, pasi aktet referuese nuk plotësojnë kushtet e referimit pasuror dhe nga verifikimi nuk rezultojnë pasuri si dhe në rastin e referimeve pa u kryer paraprakisht verifikimet e nevojshme që mund të kryhen nga prokuroritë e shkallës së parë në rrethe. Nuk ka një koordinim të mirë me prokuroritë e shkallës së parë në rrethe, nga të cilët pritet raportimi në kohë i rasteve që mund të jenë të suksesshme si hetime pasurore, duke raportuar në kohën e duhur rastet e vendosjes së sekuestrove preventive”, shkruan ndë të tjera Prela në raportin vjetor.

Modifikuar më Diel, 07 Prill 2019 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...