Burri që i mungon shtetit

Tuesday, 09 Prill 2019 12:46

Nga Ylli Manjani

Dje i kërkonte prova Elez Biberajt.

Ja ku i ka, te Bregu i Lumit! Një mosmarrëveshje që duhet ta zgjidhte gjykata e zgjidh Qeveria me policë!!!

Policia qartësisht nën urdhëra politike arreston njerëz natën në shtëpitë e tyre. Krejt pa ligj!!!

Dhe jo vetëm mbrëmë por shumë herë të tjera. Natën në shtëpi, me maska e skafandra, pa vendim gjykate në shkelje të plotë të Kushtetutës e ligjeve, policia e (pu)shtetit të sotëm u shkon qytetarëve e i arreston.

Le pastaj telendisja publike që bëjnë me njoftimet për shtyp. Nga njoftimet e tyre e kupton qartë që skanë asnjë lidhje me ligjin. “Policia procedon penalisht...” ose “ policia po heton krimin...” janë shprehje që nuk ka asnjë ligj që i justifikon!

Kjo është prova e një qeverie AUTOKRATIKE, krejt e papërgjegjshme dhe në injorim të plotë të ligjeve të shtetit. Në shtetin ku policia bën ligjin dhe gjyqin, sundon diktati!

Ndërsa vendimet për prishje shtëpish apo ndërtesash e mjedisesh publike për t’u përdorur për qëllime private, të cilat merren pa proces, pa debat e pa transparencë janë prova e ARROGANCËS! Njëkohësisht edhe dyshim i arësyeshëm i korrupsionit.

Këtë të fundit, jam dakort që kur individualizohet duhet ta provojë dikush. Në kushte normale duhet të ishte Prokuroria, por....

Nga ana tjetër, bie fjala, konkluzioni krejt personal i Kryeministrit se “godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë”, pa dyshim që gjykohet nga publiku si sjellje arrogante e Edi Ramës. Kjo sepse ai nuk është as kryearkitekt, as Institut Monumentesh, as Akademi Shkencash, as Bordi i Trashëgimisë kulturore e as Ministër Kulture. Gjykon thjesht si individ, por në dallim nga individët e tjerë me fuqi vendimmarrëse.

Ndaj nuk ka kuptim të gjykohet e kritikohet askush tjetër përveç Edi Ramës. Sepse konkluzioni dhe vendimet përkatëse janë të Tij.

Kur individualizohet pushteti, sigurisht që kritikat dhe dyshimet shkojnë drejt individit. Kjo është e llogjikshme, jo e qëllimshme. Megjithë bindjen e thellë që kam se çakejtë rreth e rrotull bëjnë namin, prap përgjegjësia shkon natyrshëm tek individi që drejton e flet në vetën e parë.

Shteti, institucionet e tij, nga ana tjetër duhet të sqarojnë dyshimet e çdo shkelje ligji, çdo abuzimi dhe çdo sjellje brutale.

Kur shteti nuk e sqaron dyshimin, përceptimi publik mbi të (dyshimin) është krejt legjitim. Këtë përceptim ska gjykatë që e korrekton më...

Ndaj burrat e shtetit dhe politikanët e përgjegjshëm përpiqen gjithnjë të qeverisin mirë që të trajtojnë përceptimin dhe jo t’u përgjigjen gazetarëve apo kritikëve.

Nuk kam dëgjuar deri më sot ndonjë burre shteti të merret vetë apo të hedhë në gjyq ata që e kritikojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...