Miku i Ramës, Erdogan, nënshkruan marrëveshje ushtarake me Rusinë

Tuesday, 09 Prill 2019 16:16

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan dje në Moskë, vetëm pak ditë pas një përplasjeje midis Ankarasë dhe Uashingtonit, rreth planeve të Turqisë për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore nga Rusia.

Erdogani ka kohë që pasi tensionoi raportet me Uashintgnonin, pasi edhe me Gjermaninë është munduar të krijojë turbulenca, me vizitën e tij në Turqi ndërmori një akt pak a shumë të vështirë dhe me pasoja po të kemi parasysh faktin se atje u nënshkrua marrëveshja  ushtarake për furnizimin e Turqisë me sistemin e mbrojtjes me  raketa “S-400”. Nuk ishte nënshkrim për marrëvbeshje ekonomike, as në fushën e turizmit, ishte një marrëveshje ushtarake e mirëfilltë, e cila për fat të keq, në një forëm ose në një tjetër, e zhvendos Turqinë siç e ka zhvendosur gjatë gjithë këtyre viteve të sundimit të Erdoganit, në një linjë të dyshimtë për shtetin turk.

Ky njeri, në katër vitet e para të qeverisjes së tij, si kryeministër pati lëvizje pozitive në drejtim ekonomik, social, politik të disa lirive dhe të drejtave jo vetëm të medias dhe disa zhvillime pozitive rreth procesit të bisedimeve Turqi – BE. Por mandati i parë ishte vetëm një truk i0 Erdoganit për të instaluar një regjim që nuk kiste lidhje as me Turqinë që ai trashëgoi, me Turqinë - fuqi e dytë e NATO-s, me Turqinë e Ataturkut. Shumë shpejt instalimi i këtij regjimi do të tregonte aspiratat e vërteta të Erdoganit që ishte goditjas nga ushtria deri tek shtypi të gjitha në një funksion. Nënshkrimi i marrëveshjes ushtrake me Turqinë i vë vulën projketit që ai ka për të mos qenë partner e aleat i rëndësishëm i Perëndimit, si fuqi e dytë e NATO-s, dhe ashpërsimi i gjuhës me Uashingtonin është një akt i kryer e i vulosur me këtë marrëveshje.

Eshtë i çuditshëm sa ngjan skenari i Erdoganit me instalimin e regjimit të Ramës dhe i vetmi njeri që i ka mbetur Ramës është Erdogan, persidenti i Turqisë që nënshkroi marrëveshjen e mbrojtjes raketave me Rusinë.

Pa bërë asnjë lloj analize se do ishte shumë e gjatë, për raportet ekonomike mes Rusisë dhe Turqisë, që nga gazi e deri tek turizmi dhe deri këtu edhe mund të justifikohej, pavarësisht se projektet për ndërtimin e gazsjellësve janë projekte gjeostrategjike, ku në rajone të tilla përfshin jo vetëm vendet përkatëse, por edhe marrëdhëniet me Europën Lindore, Qëndrore, Evropën Euroatlantike dhe Uashingtonin.

Gjithsesi nënshkimi i kësaj marrëveshje nuk është lajm i mirë dhe nuk sjell ogur të mirë.

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 19:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...