Prestigjiozja gjermane për grabitjen në Rinas: E zakonshme në Shqipëri

E mërkurë, 10 Prill 2019 10:49

Lajmi i grabitjes spektakolare në Rinas ka bërë xhiron e botës. Thuajse çdo gazetë e madhe në Europë e SHBA ka raportuar për ngjarjen e rëndë. Që nga BBC, Washington Post e deri tek Bild, gazeta më e madhe gjermane, shkruajnë për këtë krim.

Problemi është se të gjitha theksojnë faktin se ky nuk është rasti i parë, por diçka e zakonshme në Shqipërinë e sunduar prej krimit të organizuar.

Ja çfarë shkruan e përditshmja Bild:

Skena dramatike në aeroportin e Tiranës! Grabitës të armastosur rëndë bastisën një avion të kompanisë ajrore austriake Austrian Airlines teksa po ngarkoheshin thasët me para. Mendohet se ata morën 10 milionë euro, ndërsa në bord ishin 134 pasagjerë që po prisnin fluturimin e tyre për në Vjenë.

Një zëdhënëse e AUA e konfirmoi grabitjen në kryeqytetin shqiptar. Autorët u futën përmes zonës së aksesit për shërbimin e zjarrfikëses dhe shkuan deri në pistë ku gjendej avioni Airbus A320 me numër fluturimi OS848 dhe me motorët e ndezur tashmë.

Dëshmitarët përshkruan se si tre burra të maskuar me kostume luftarake detyruan punëtorët e ngarkimit që të shtrihen përtokë.

Duket se autorët e dinin shumë mirë se çfarë synonin: mediat shqiptarët thonë se tre banka po fluturonin sasinë e parave drejt Austrisë.

Grabitësit morën thasët me para, që sapo ishin shkarkuar nga një automjet i transportit të vlerave monetare, dhe u arratisën.

Policia u vu menjëherë në ndjekje dhe pas 800 metrash pati një shkëmbim zjarri. Hajdutët hapën zjarr, sipas hetuesve, kurse policia reagoi. Një prej kriminelëve u godit për vdekje. Të tjerët e hodhën trupin e tij nga makina.

Të vrarit iu gjet një pushkë sulmi, disa revista dhe një granatë. Më vonë policia gjeti një furgon të djegur të bandës, që pavarësisht ndjekjes me helikopter, u zhdukën. Policia ka nisur një kërkim në shkallë të gjerë.

Se sa para është vjedhur, nuk bëhet e ditur zyrtarisht. Mediat shqiptare thanë fillimisht se janë 2 milionë euro. Më vonë u tha, nga burime policore, se plaçka ishte pesëfish më e madhe.

Krimi i organizuar është një problem i madh në Shqipëri. Bandat shpesh organizohen në struktura klanore, që e bën të vështirë për t’u depërtuar nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Së fundmi, tre vjet më parë, një automjet me para u plaçkit në mënyrë të ngjashme në aeroportin e Tiranës.

Pasagjerët e Austrian Airlines shpëtuan nga ky tmerr. Avioni i tyre u ul në Vjenë dy orë e gjysmë me vonesë.

Modifikuar më E mërkurë, 10 Prill 2019 19:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...