Analiza/ “Gracka e Ramës me Ushtrinë në Rinas, si ja la fajin kinezëve të ngratë. Opozita s’duhet të harxhojë…”

E Enjte, 11 Prill 2019 17:19

Nga Agron Gjekmarkaj

Në aeroportin e Rinasit Edi Rama po ndërton grackën e re të propogandës ! Ai ka interes të flitet sa më pak për ngjarjen e bujshme që u bë lajm në të gjithë boten siç që grabitja e milionave euro brenda në avion ! Ai s’do të flasë për policinë që ka vdekur por për ushtaret që marshojnë !

Hera e dytë që i ndodh gjema atje, në pak vite, ndonëse kësaj here ku e ku më e sofistikuar në cilësi, befasi e sasi bash atje ku konsiderohej zona me e sigurte e Shqipërisë ! Përsëri fajin ja lanë edhe kësaj here Mao Ce Dunit dhe Çu En Lait ! Kurrë nuk kemi patur një qeveri kaq fytyrë shollë e kaq kurajoze në të gënjyer ! Pasi është shkallmuar çdo perimetër sigurie, jo vetëm në Rinas po kudo një operacion i ri për të spostuar vëmendjen ka nisur ! Ajo e dërgimit të Forcave Ushtarake për të marrë kontrollin e sigurisë ! Edi Rama siç di ai më mirë se kushdo ta bëje atë adet e ka filluar me foto të Londrës, Parisit, Neë Jorkut ku duken ushtaret që patrullojnë kudo një mase kjo tanimë e njohur dhe e pranuar si domosdoshmëri kundër terrorizmit që ka kërcënuar këto vende !

Po kaq për efekte spektakli nxjerr dritat e makinave ushtarake që mësyjne aty pari a thua se ditën nuk shkojnë dot paçka se janë vetëm 500 metra larg nga pista ! Por kontrasti drita, natë dhe alarm është i duhuri për të tërhequr vëmendjen në një fakt të ri që duhet të eklipsoje të parin-grabitjen, paaftësinë totale në mos bashkëpunimin e policisë së shtetit me kriminelet qe bënë grabitjen e shekullit tek ne! Kryeministri i cili policinë e përdor vetëm kunder grave dhe fëmijëve shtazërisht siç e demostroi “beteja” në breg të lumit në Tiranë, me urrejtje kundër opozitës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke u vene prangat me dhjetra protestuesve pa llogaritur qerasjen bujare me gazlotësjelles për të gjithë kudo tjetër e ka lëshuar territorin në administrim të krimit të cilin e ka aleat në çdo proces elektoral !

Për kaq i duhet atij policia për ti mbrojtur zyrën, parlamentin tanimë qesharak e monist dhe opozitën e “re” duke tentuar të tërheqë në një beteje fallco atë të “vjetrën” siç është kjo që po ndodh tek aeroporti “Nënë Tereza”! Shumë personazhe të profilit të lartë duke filluar me Sali Berishën po merren me atë që e quajnë puç kushtetues, pra dërgimin e ushtrisë rrëzë balonave ! Ky term po përdoret kaq shpesh vitet e fundit sa është zor ta besh dallimin kur Rama e kryen në të vërtetë atë! Ai fajin paturpësisht për rënien e shtetit të tij, jua la kinëzve të ngratë ndërsa  dërgimin e ushtrisë një akt i pastër populist ky po e shet si ngjarjen e madhe të javës që varet prej tij ! Ai po thotë e shihni se çfarë bëj unë kur varet prej meje?! Çoj ushtrinë dhe e bej krimin tërbiet pastaj e ilustron me foto e ngjyra, kamera e intervista mediatike ku përpiqet të shfaqet si shpëtimtari i një anije të mbytur ne direkun e se cilës rri vetëm kolltuku i tij mbi ujë! Shumica e qytetarëve përton ti lexoje ligjet, ka bezdi te merret me kushtetutën, lodhet te beje analiza dhe e gëlltit lajmin e gatshëm e me gjase ndihet me i sigurte kur e sheh ushtrinë në Rinas!

Ndaj Opozita nuk duhet të harxhojë shume energji duke u marrë me ushtrinë atje edhe pse mund të ketë të drejtë ! Asaj duhet ti mjaftojë ngjarja e parë, grabitja që ndodh prej paaftësisë së qeverisë nëse ajo vete( shteti)  nuk është i përfshire në të! Opozita duhet t’u prezantoje qytetarëve rrezikun që i kanoset gjithsecilit si në Shkodër apo Elbasan ! Ajo nuk duhet të lodhet për të liruar 52 te burgosurit e saj politik te muajit të fundit nga një polici që nuk është e shtetit por e pushtetit! Se puç Edi Rama ka bërë me të mëdhenj se ketë, ai ka lënë vendin pa gjykate kushtetuese dhe të lartë dhe kjo u bë normalitet! Sistemi e Drejtësisë e ka krejt te vetin, institucionet që do duhej të ishin të pavarura po ashtu dhe çdo qytetari kur ti teket ai i bën letrat gati !

Dërgimi i ushtarëve në Rinas ngjan një delikatese nga ato masa populiste që marrin mbështetje ! Opozita s’ ka arsye t’i japë Kryeministrit betejë në fushën e tij ! Ajo le ta vazhdoje atë ( betejën ) aty ku ai ka dorëzuar armët dhe lënë shqiptaret në dorën e krimit brenda dhe  jashtë telave me gjemba të Rinasit të cilëve çdo hajdut i ngeshëm u bëri munë para se të shkojnë  ushtarët! Policia që duam, Ushtria që duam, Rinasi që duam dhe Shqipëria që duam janë në lartësinë e Edi Rames qe kemi.

*Ky artikull është ekskluzivisht për Panorama. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...