Rilindja që rindërtoi murin e Berlinit

Premte, 12 Prill 2019 20:18

Nga Bledar Kurti

Asnjë shqiptar në fillim të viteve 90-të nuk e mendoi kurrë se tri dekada më vonë, ky vend do kishte një mur ndarës e cila do e ndalonte një popull evropian të ecte drejt perëndimit, demokracisë dhe lirisë. Askush nuk e imagjinoi se tridhjetë vite pas rënies së murit të Berlinit një qeveri e kohëve moderne do e rindërtonte sërish atë mur, por kësaj here në Tiranë. Një mur që do vriste shpresat evropiane të shqiptarëve.
Dhe për më shumë, eksodi i qindra mijërave shqiptarëve nuk pritej të përsëritej, por ja që historia na ka treguar se ajo është komediania më e madhe ndërsa qeveria gardiania e ferrtë e ëndrrave të shqiptarëve, ndaj edhe vitet e fundit eksodi u përsërit me largimin e rinisë dhe tragjikisht mbi 60% e shqiptarëve duan të arratisen sa më parë nga ky vend.
Kush e ndërtoi këtë mur? E kush tjetër veçse Rilindja.
Për ironi, me ardhjen e Ramës në krye të PS, në kartën e anëtarësimit të partisë shkruhej një thënie e një presidenti të madh amerikan, John F. Kennedy: “Mos pyet se çfarë mund të bëjë atdheu yt për ty, por se çfarë mund të bësh ti për atdheun tënd?” Shqiptarët e kanë siguruar jetën me mund dhe sakrifica, dhe e kanë ndërtuar këtë vend me duart e tyre, por gardhin e privimit e ngriti politika dhe murin e Berlinit e ndërtoi Rilindja, ndaj me të drejtë çdo shqiptar sot pyet qeverinë: “Çfarë po bëni JU për atdheun tonë?”
Presidenti Kennedy e vizitoi Berlinin në vitin 1963, dhe kur pa murin, u trishtua, dhe e ndryshoi fjalimin e parapërgatitur duke i shtuar fjalët historike: “Ka shumë njerëz në botë që me të vërtetë nuk e kuptojnë se cili është dallimi midis botës së lirë dhe botës komuniste – LE TË VIJNË NË BERLIN.” Edhe sot, nëse çdo lider botëror do vinte në Shqipëri, e të bojkotonte pritjet ceremoniale dhe të mbyllte veshët ndaj statistikave të fryra qeveritare por të arrinte të njihte realitetin dhe zemrat evropiane të shqiptarëve, ëndrrat e lira të rinisë sonë, të burgosura dhe privuara nga muri i Berlinit shqiptar, i ndërtuar nga korrupsioni, kanabizimi, trafiku gallupant i lëndëve narkotike, degradimi i shtetit, njësimi i organeve ligjzbatuese me krimin e organizuar, kapja e drejtësisë, shthurja e parlamentarizmit, zhvatja e burimeve natyrore, oligarkia në ekonomi, prostitucioni politik dhe institucional, e shumë mëkate të tjera rilindase, do trishtohej njësoj si Kennedy dhe do i apelonte mbarë botës EJANI NË TIRANË për të parë sesi një popull i lirë mbahet peng dhe i skllavëruar nga një mur i një politike sunduese, egoiste, miope dhe diktatoriale.
Rilindja është e re në moshë dhe imazh. Ajo erdhi në pushtet me kartën e së resë. Por, të kesh ide të reja është fare e lehtë. Çdo njeri mund të ketë mendime të reja, vështirësia është të shkëputesh nga natyra dhe idetë e vjetra. Ndaj Rilindja jo vetëm që nuk solli asgjë të re por institucionalizoi hiletë dhe mendësinë e vjetër. Atë të kontrollit, sundimit, kapjes së shtetit, propagandës, frikës, teorisë së shokut, dhunës, militarizimit, korrupsionit dhe izolimit nga vatra e demokracisë që është familja evropiane.
Rilindja po e shkel ligjin në çdo frymëmarrje. Dita-ditës ajo vazhdon ta lartësojë edhe më shumë murin e izolimit të integrimit dhe të shtojë e të ngjeshë thellë e më thellë telat me gjemba në ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve. Shtresa e mesme është asgjësuar, intelektualët jetojnë në varfëri, pjesa më e madhe e shqiptarëve rrezikojnë bukën e gojës dhe moshat e treta kanë uri. Prej gjashtë vitesh kemi përjetuar filma realë hollivudianë me kartelë droge, avionë që ulen për trafik e të tjerë që vidhen si pa të keq, mafia, ekzekutime, korrupsion dhe vjedhje të ndodhura në mes të ditës e të llustruara me arrogancën qeveritare në ekrane televizive. Rilindja me ish ministër të brendshëm nën hetim për trafik droge, me një parlament antikushtetues, me vota të blera apo të fituara me mbështetjen e krimit dhe që ka lejuar të rrezikohet siguria kombëtare disa herë brenda pak viteve, ia ka mbyllur dyert e integrimit dhe shpresës së shqiptarëve.
Muri i Berlinit shqiptar duhet të bjerë. Ai u rrëzua një herë në vitin 1990-të e nuk duhej të ishte ngritur më. Rilindas, ju që e keni ofenduar këtë emër të madh, lëreni erën e ndryshimit të flatërojë mbi këtë vend. Lërini ëndrrat e shqiptarëve të kapërcejnë kufijtë e të pamundurës. Lëreni rininë të jetojë e lirë dhe me dinjitet. Lëreni këtë popull me zemër dhe mendje evropiane të jetë pjesë e familjes së madhe të këtij kontinenti liberator. Prisheni murin që keni ndërtuar vetë në mënyrë që historia të ketë mëshirë për ju.
Dy mijë vite më parë, mburrja më e madhe ishte civis romanus sum (unë jam nënshtetas romak); Ich bin ein Berliner (Unë jam berlinas) tha Kennedy përpara murit në vitin 1963; ndërsa nëse ai do ishte sot përpara këtij murit të Tiranës së vitit 2019, i cili mban peng një komb të tërë, me siguri do thoshte plot pikëllim Unë jam shqiptar.
U deshën afro tridhjetë vite që muri i Berlinit të rrëzohej, edhe ky muri ynë duhet të bjerë sa më parë, përndryshe historia, pavarësisht se ka parë ndër epoka me mijëra mure të ngrihen e bien, nuk do na e falë kurrë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...