Java e Madhe dhe riti i demokracisë

Saturday, 20 Prill 2019 09:42

Një javë e madhe vendimesh politike është gërshetuar me Javën e Madhe të Pashkëve të Ringjalljes, kremtimit më të madh në besimin e krishterë. Java e Madhe e festës është në fakt një javë shprese, sepse siç ka thënë Shenjti Gjon Pali II në “via crucis”-in e fundit që drejtoi: “Mos e braktisni veten në dëshpërim. Ne jemi populli i Pashkëve dhe Halelujah është kënga jonë”.

Duket një thirrje gëzimi e bërë bash për javën shqiptare dhe ritin e demokracisë që ajo ka përqafuar. Asnjë popull që do të vërtetën dhe dinjitetin e vet nuk është vetëm, jo më një popull si shqiptarët, që e kanë pranuar Lajmin e Mirë që në kohën e Shën Palit, në shekullin e parë të krishtërimit.

E gjej me vend që në vigjilje të Pashkëve, të thur lavdin e merituar për ritin e demokracisë që opozita e bashkuar e Shqipërisë ka shpallur se do të ndjekë, deri në garantimin e votës së lirë. Në pamje të parë është një rit rezistence, që i shkon disi për shtat Librit të Vjetër, por ky rit rezistence është një “road map” drejt shpëtimit që vjen përmes votës së lirë, prandaj është edhe një rit që përgatit “Haleluja”-n e Librit të Ri. Është riti i qëndresës ndaj autoritarit që na ka zënë rrugën, ndaj mujshtarëve që kanë pushtuar pallatin e parlamentit, ndaj hienave të verbra që shohin tek armët kimike rastin për të pluskuar mbi detin e anonimatit, si dhe ndaj skllevërve të “status quo”-së, që na kanë përcjellë nga epokat e pushtimeve reshtjen, të mishëruar tek kuintesenca fataliste “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë, do të jetë”.

Kundër kësaj reshtjeje ngrihet së pari Riti i rezistencës. Evokimi i qëndresës është evokim dinjiteti, është rivendikim për fitoret që i patëm qëmoti, më 1443, më 1912, por edhe më 1992. Vota e lirë është një fitore që duhet rivendikuar dhe prandaj thirret nga historia në aktualitet riti i rezistencës.

Në Javën e Madhe, padyshim, mendja të shkon edhe tek privimet, tek sakrifica, por së pari, kemi garancinë e triumfit. “Haleluja”-n e kemi kënduar prej shekujsh, si galdim për fitoren, prandaj edhe Riti i Rezistencës që çdo shqiptar ka shpallur, si platformë rivendikimi për dinjitetin e tij, ka vetëm një përfundim, rikthimin tek fitoret e shkuara.

Është një rit mbijetese, që e kemi edhe në Kryekëngën e Kombit, prej vargjeve të Asdrenit. Në fund të fundit, është Riti i Demokracisë, riti që i shkon më për shtat Javës së Madhe të Pashkëve të Ringjalljes, është si një betejë e përditshme ndaj mëkatit të vjedhjes së votës e vjedhjes së njerëzve, prandaj edhe e di se Riti i Demokracisë do të sjellë fitoren, sepse beteja e përditshme me diktaturën ishte e rëndë, kurse beteja e përditshme me hajdutët ka për të qenë më e shkurtër. Një plagë e hapur si vjedhjet e tanishme kërkon profilaksi të menjëhershme dhe Riti i Demokracisë e ka gjetur kurën: Dalim në rrugë sot, që të galdojmë nesër, sepse ne jemi populli i Shën Palit dhe kemi njohur sakrificën e Hyut.

Modifikuar më Saturday, 20 Prill 2019 18:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...