Analisti britanik: Merkel ndaloi korrigjimin e kufijve në Ballkan

Tuesday, 14 May 2019 09:37

Publicisti dhe analisti i njohur në Mbretërinë e Bashkuar, Tim Judah, ka folur për idenë e korrigjimit dhe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të dhënë për TV N1, analisti thekson faktin se kjo ide nuk është më në tryezën e diskutimeve, sepse beson fort se ajo u ndalua përfundimisht në Samitin e Berlinit i mbajtur pak ditë më parë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të kthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”-theksoi ai. Kjo ide (shkëmbimi i territoreve) sipas analistit shoqërohet me analiza të ndryshme, ku theksoi se ka edhe prej atyre që e mbështesin.

Ai shton se një shkëmbim i mundshëm territoresh do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”,-shtoi ai.

analisti britanik

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 18:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

SuperKupa/ Partizani-Kukësi, ja formacionet zyrtare

Sport

SuperKupa/ Partizani-Kukësi, ja formacionet zyrtare

Partizani dhe Kukësi do të pëballen midis tyre në finalen e Superkupës së Shqipërisë ditën e sotme, në stadiumin “Elbasan Arena”. Të dyja ekipet, vijnë me trajnerë të rinj nga...

Krim monstruoz, shqiptari ther me thikë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj në Gjermani

Aktualitet

Krim monstruoz, shqiptari ther me thikë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj në Gjermani

Një shtetas nga Kosova vrau me thikë kuzhine ish-gruan e tij dhe partnerin e saj. Krimi makabër ndodhi ditën e sotme në qytetin e Saurleandit. Viktimat humbën jetën si pasojë e...

Ish Prefekti-Prefektit/ Ja shkeljet që po bën. Ademi legjitime si kryebashkiake

Politikë

Ish Prefekti-Prefektit/ Ja shkeljet që po bën. Ademi legjitime si kryebashkiake

Shkodra vazhdon të jetë në qendër të situatës politike në vend. Pas dorëheqje së Valdrin Pjetrit si kandidat për kryebashkiak, sepse është i arrestuar, dënuar dhe dëbuar nga Italia, Edi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!