Ky Borchard, a e lexon gazetën gjermane “Bild”?

E mërkurë, 15 May 2019 14:06

Gazeta më e madhe gjermane “Bild”, nga vendi i ambasadorit Borchard, në një artikull të saj të fundit, e ka cilësuar Shqipërinë si “shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterësh”, apo si vendi udhëhiqet nga kriminelët.  Reagimi i “Bild”, ndryshe nga reagimi i ambasadorit Bochard,  tregon se si mund të asgjesohet e vërteta publike në Shqipërinë e Edi Ramës,  ku politikanë, media dhe drejtësia “financohen e menaxhohen nga krimi organizuar”, siç e nënvizon edhe ish-presidenti Nishani.

Më tutje gazeta prestigjioze thekson edhe faktin se kryeministri Rama ka bërë një telefonatë me një drejtues të komisionit lokal të zgjedhjeve, bisedë e përfshirë tek dosja tejet e përfolur 184, për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës, më 11 shtator 2016.  Analiza e bërë nga gazetarët e “Bild”, vetëm në pak kohë të qëndrimit të tyre në Shqipëri  është dindëse dhe e argumentuar. Këtë situatë dhe këtë relaitet të trishtuar në Shqipëri nuk e sihkon vetëm ambasadori  Borchard, madje as zëdhënësi i tij, që është bërë qesharak, me veprimet e tij të fundit. Të mbyllur në atë guaskën e vet, në një kohë që vendi zien dhe që marrëdhënia me BE-në është në pikën kritke dhe lakohet cdo ditë në media e ën poltikë, ky ambassador hesht, sic ka hedhur gjithmonë dhe reagon vetëm kur ia kërkojnë këtë gjë. Mirë që nuk e shikon realitetin me sytë e tij, po gazetën më të madhe të vendit të tij, a e lexon ky ambasador? Me çfarë gjuhe duhet t’i flasësh këtij ambasadori që të kuptojë realitetin ku jeton e punon?!  Si ka mundësi që të dali me deklarata që bien ndesh me realitetin dhe që shkojnë në një vijë me deklaratat e kryeministrit Rama?! Sot nuk është në diskutim roli apo figura e këtij ambasaodri në Shqipëri, sepse ky nuk është as i pari e as i fundit ambasador  që bën një lojë të tillë, të dëmshme, në kurriz të popullit tonë, por këtu është në pikëpyetje vetë BE-ja, vetë institucionet e saj prestigjioze, pasi me mosveprimet apo me veprimet e tij Borchard ka dëmtuar besimin e shqiptarëve tek BE./55news.al/

Modifikuar më E mërkurë, 15 May 2019 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...