Ja si Arta Marku shpërblen me ofiqe shteti njeriun që e ndihmoi në vetting

Hënë, 03 June 2019 22:15

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka ‘shpërblyer’ disa muaj pasi kaloi vettingun Këshilltarin Juridik që shqyrtoi dosjen e saj.

Arben Jorgaqi, me urdhër të saj, ka fituar vendin e parë si Oficer i Policisë Gjyqësore duke marrë 100 pikë.

Por Arben Jorgaqi krejt “rastësisht” rezulton gjithashtu se ka qenë Këshilltari i Komisionerëve të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar të Markut.

Por edhe emërimi i tij në detyrën e Këshilltarit Juridik për Vettingun është në shkelje të ligjit, pasi ai nuk plotëson të paktën një prej kritereve.

Ai rezulton i pushuar nga detyra si OPGJ, me urdhër të ish-shefit të akuzës Vlorë, Ramadan Trocit.

Edhe pse në kriterët për të qenë Këshilltar Vettingu duhet të mos jesh larguar nga detyra, nuk dihet se si Jorgaqi e fitoi këtë pozicion pranë KPK dhe për çudi largohet nga kjo detyrë, pasi Arta Marku kaloi vettingun, shkruan Dosja.al.

Për fitoren e fundit si Oficer i Policisë Gjyqësore, ndoshta Marku nuk e ka ndihmuar për t‘ja kthyer nderin me nder, sidoqoftë vendin e parë ia ka dhënë.

Nga fillimi i këtj viti, punonjësit e kësaj strukture kanë një pagë mujore prej 160 mijë lekësh të rinj për shkak të hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi e cila parashikon se paga e oficerëve të policisë gjyqësore është sa 60% e rrogës mujore të prokurorëve.

Emrat e zgjedhur si Oficer të Policisë Gjyqësore:

ARBEN JORGAQI
REZART HANA
ESMERALDA XHOLI
ARMANDO FELAJ
ILIR LIÇO
ENI KODRA
VALBONA KALAÇI
ARTOR MUJA
ILIR NDREA
IBRAHIM SALIKO
HAMIT KASEMI
ÇLIRIM HALILI
ORJANA CUFAJ
RAEL QELESHI
BASRI HADROI
BENARDIN NDOJ
ERISELDA SHAHMANI
KLODJANA QAFA
KLODJAN HAXHILLARI
DIANA TAHIRAGA
KUJTIM ZENELAJ
ANILA VELIU
SHIQIRI MANJANI
IBRAHIM HOXHA
GENTIAN NDOI
LEONORA NDREU
ERMAL KACKINI

Modifikuar më Tuesday, 04 June 2019 12:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...