Xhamitë dhe financimet e Erdoganit në Shqipëri, baza të influencës neo-osmane

E Enjte, 06 June 2019 18:30

John M. Back
The Atlantic/

Xhamia e ndërtuar në kryeqytetin e Shqipërisë do të jetë më e madhja në Ballkan. Edhe pak muaj e ndajnë nga hapja, ajo dominon një cep të Tiranës, duke i bërë hije Parlamentit me sipërfaqen prej 150,000 m2. Muret e ndërtesës janë të veshura me gurë dhe kulmojnë me minare dhe kube, të cilat nuk i ngjasojnë asnjë strukture tjetër në atë zonë. Me të vërtetë, ndërtesa i bën jehonë arkitekturës osmone dhe s’do mend-sepse financohet nga Turqia. Ajo bën pjesë tek seria e mega-xhamive të ndërtuara nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoganin, si në Turqi ashtu dhe brenda saj. Njëra në Acrra, Ghana, është më e madhja në Afrikën Perëndimore. Një tjetër në Bishkek, Kirgistan, është më e madhja në Azinë Qendrore. Një kompleks i njëjtë në Maryland thuhet se do të jetë më e madhja në gjithë Hemisferën Perëndimore.
Janë rreth 2000 xhami të madhësive të ndryshme që financohen nga Ankaraja dhe shumë të tjera po planifikohen të ndërtohen anë vende si Venezuela, ku Erdogani po mbështet qeverinë e paligjshme të Nikolas Maduro dhe në Kubë, ku Erdogani pretendon se lundruesit myslimanë kanë shkelur aty para se Kristofor Kolombi. Me të përfunduar ndërtimin, shumë nga xhamitë mbeten nën kontrollin e Ankarasë dhe –në zona me diasporë turke-japin të njëjtin predikim të mandatuar nga shteti që dëgjohet në çdo qytetët e fshat të Turqisë.
Erdogani është përballuar me kritika nga fuqitë Perëndimore për veprime që janë konsideruar si anti-demokratike dhe anti-liberale: kundërshtarët politikë janë spastruar dhe burgosur; grupet e armatosura siriane janë sulmuar në Siri dhe Irak. Në të njëjtën kohë, qeveria e tij ka nisur një fushatë botëtore influence dhe xhamitë janë rezultati më i qartë. Po ashtu, mbështet shkollat fetare, një program për restaurimin e banesave të kohës osmane dhe operacione të mëdha sociale dhe bamirëse. Shumica e pëfituesve e kanë pranuar këtë asistence, por disa syresh, vecanërisht Gjermania nuk shqetësohet vetëm se Turqia mund të thellojë ndasitë komunitare, por mund t’i përdorë si mjete spiunazhi.
Erdogan dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka lidhje të ngushta më Vëllazërinë Myslimane, aspirojnë që Turqia “të jetë më shumë se një vend normal, pra dicka më e madhe”, thotë Selim Koru, një analist për Fondacionin për Studime Politiko Ekonomike të Turqisë. “Feja mund të jetë një mjet i fuqishëm”.
Xhamitë e Turqisë kontrollohen nga Direktorati i Çështjeve Fetare apo Diyanet, një organ shtetëror që punëson imamë, harton ceremonitë dhe nxjer fatwa-t. U themelua në 1924 por u rrit në diçka tjetër nën qeverisjen e AKP, duke u shndërruar në një organ politik me ambicie globale. Me një listë page prej 100,000 vetësh, buxheti i saj është katërfishuar qysh 2006, gjatë mandatit të parë të Erdoganit si kryeministër, në 2 miliardë këtë vit. Ka më shumë buxhert se ministritë dhe Agjencia e Sherbimit Sekret. Zëdhënësit e Diyanet nuk u përgjigjen kërkesave për koment.
Diyanet ofron fonde për vende, siç ka bërë me Shqipërinë. Në 1967, kur diktatori Enver Hoxha shpalli shtetin ateist, ushtrimi i kultit fetare u bë e dënueshme dhe vendet e kultit u shkatërruan. Pas rënies së regjimit të tij, me një popullsi që identifikohej si 57% myslimane, 10% katolike dhe 7% ortodokse, Shqipëria e gjeti veten pa xhami e kisha si dhe pa mjetet financiar për t’i ndërtuar ato. Fondet e huaja hynë në vend. Papa Gjon Pali II vendosi gurthemelin për Katedralen Katolike në 1993; disa vjet më vonë, Kisha Ortodokse Greke filloi për kishën e saj, një nga më të mëdhatë në Europë.
Për një farë kohë, shumica myslimane e Tiranës qe humbur. Në qendrën e kryeqytetin, vetëm Xhamia e Et’hem Beut i mbijetoi periudhës së Hoxhës dhe ajo ka hapësirë vetëm për një duzinë besimtarësh. Në vitin 2010, kryebashkiaku i qytetit Edi Rama miratoi ndërtimin e një xhamie, të financuar nga Diyanet. Erdogani mori pjesë në ceremoninë e hapjes 5 vjet më vonë dhe falenderoi Ramën, i cili kishte atëhere pozicionin e kryeministrit.
Ka patur debate për përfshijen turke dhe për stilin arkitekturor të xhamisë e cila do të quhet Xhamia e Madhe e Tiranës.
Paratë turke kanë mbërritur në Shqipëri edhe përmes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), e cila shpërndan shumicën e fondeve në vend dhe që ka ndërmarrë më shumë se 200 projekte, sipas zyrës së Erdoganit, përfshirë restaurimin e xhamive Osmane. Agjencia po financon edhe programe të tejra në Tiranë, si parku i zhvillimit dhe ndërtimin e konvikteteve universitare, sipas Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj. Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe Veliaj është i lumtur me kursimin që i bën buxhetit të vet. Mejgithatë, një zëdhënës i TIKAS komentoi se nuk ka projekte të rëndësishme restauruese në Shqipëri, pavarësisht se i liston ato në website-in e vet, duke mos u përgjigjur kështu kërkesave për komente të mëtejshme. Sipas Veliajt, variateti i qetë i Islamit në Shqipëri nuk do të preket nga influenca turke, vecanërisht për shkak të përzierjeve të grupeve fetare gjatë viteve të ateizimit. Përvec kësja, interpretimi turk i degës sunit të Isamit, shtoi Veliaj, është më tolerant se ajo që propagandohet “në vende të tjerë”-një reference kjo për doktrinën islamike që promovohet nga Arabia Suadite dhe vende të tjera në Shqipëri pas rënies së Hoxhës.
Diyanet, përmes Unionin Unionit turko-islamik për çështjet Fetare (DİTİB), një tjetër organ qeveritar turk, drejton 900 nga 2400 xhamitë e Gjermanisë. Ajo e cilëson veten si politikisht neutral por ka qenë objekt i shumë diskutimeve. Vitin e kaluar, revista gjermane Der Spiegel raportoi se imamët e DITIB drejtonin lutje masive në mbështetje të operacioneve të ushtrisë turke në rajonin Afrin të Sirisë. Një tjetër xhami e drejtuar nga DITIB zhvilluan një shfaqje për të nderuar Betejen e Galipolit, ku fëmije të veshur me uniforma ushtarake shriheshin përdhe si ushtarë turq nën flamurin turk. Në 2017, autoritetet gjermane hetuan disa imamë mbi dyshimen se kishin spiunuar mbi ndjekësit e Fethullah Gulenit, predikuesi i strehuar në Penslivani, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e shtetit kundër Erdoganit në 2016. Në atë kohë, shërbimi sekret gjerman e vendosi DITIB nën mbikëqyrje.
Markus Kerber, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë shprehet se kam ardhur koha për t’i prerë lidhjet e Ankarës me komunitetin islamik në Gjermani. Diaspora turke në Eurpën Perëndimore shihet si një aset strategjik për AKB, tha ai, por Gjermania synon që t’i edukojë vetë imamët dhe t’i financojë vet xhamitë në të ardhmen.

(Marrë me shkurtime, titulli është përshtatur në shqip)

Modifikuar më Premte, 07 June 2019 19:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...